Softuer

YouTube feston ditëlindjen e pestë

Publikuar , 16 Shkurt 2010
0
YouTube feston ditëlindjen e pestë

Sipas bashkëthemeluesve të YouTube Chad Hurley, Steve Chen dhe Javed Karim,që të tre kanë regjistruar emrin e domenit të faqe me qëllimin për të “krijuar një vend ku të gjithë me një video kamerë dhe me një lidhje në internet mund të shkëmbejnë një ngjarje me botën”.

E para prej këtyre videove ishte “Me at the zoo” (Unë në kopsht zoologjik), dhe ishte xhiruar nga Karim në kopshtin zoologjik në San Diego, dhe ishte ngarkuar me 23 prill të vitit 2005. Video ende ofrohet gjendet e pranishme.

Faqja më pas ka përjetuar gjashtë muaj beta testim publik para se të lansohet zyrtarisht në nëntor të vitit 2005. Në korrik të vitit 2006 YouTube arrin në 65.000 video që ngarkuara për çdo ditë dhe në 100 milion video të shikuara në ditë.

Pesë vjet pas kësaj, ueb faqja për shkëmbim të videove po shërben një miliard video në ditë.

“Kohë të shpejta, video të kualitetit të lartë që mund të lëshohen në çfarëdo pajisje, kudo dhe në çfarëdo kohe, përkrahje për 1080p, 3D, përkrahje për teknologji të njohjes së zërit, etj, janë disa prej gjërave që ne inovojmë për të sjellë eksperiencën më të mirë të mundshme për të gjithë prej jush” tha në një blog post Chad Hurley, shef ekzekutiv i YouTube.

LEXO EDHE:  Skype zgjeron kapacitetin e thirrjeve në grup në 50 persona

Lajmet e fundit>