Lajmet

YouTube ju fton t’i tregon botës “Jetën tuaj në një ditë”

Publikuar , 23 Korrik 2010
0
YouTube ju fton t’i tregon botës “Jetën tuaj në një ditë”

Krijuesit e filmave Ridley Scott dhe Kevin Macdonald do të editojnë dhe prodhojnë një film me përmbajtje nga videot e ngarkuara në YouTube me datën 24 korrik.

Filmi i titulluar “Jeta në një ditë” tenton të dokumentojë një ditë të tërë në Tokë duke kombinuar video të llojllojshme nga njerëz të ndryshëm anembanë botës.

“Unë dëshiroj tu ofrojë mundësi njerëzve që të më japin paksa hapësirë në jetën e tyre. Mendoj se interneti është një metaforë e mirë dhe një krijues i lidhjeve të gjera – ideja është që të pyesësh me qindra e mijëra njerëz që të kontribojnë për një projekt, për të komunikuar dhe mësuar” tha regjisori Kevin Macdonald.

Projekti do të prodhohet nga Ridley Scott dhe do të drejtohet nga Kevin Macdonald, i cili ka fituar një oskar për dokumentarin e tij në vitint 1999 të titulluar, “One Day in September” (Një ditë në shtator). Krijuesit e filmave po shpresojnë të arrijnë të prodhojnë një dokumentar të gjatë të bazuar tërësisht në ngarkimet e materialeve në YouTube. Përdoruesit do të kenë 24 orë në dispozicion për të kapur jetën e tyre në kamerë dhe më pas për ta ngarkuar atë në këtë faqe të YouTube. (Këtu keni edhe një orë që tregon edhe sa kohë ka mbetur deri në fillimin e ditës 24 orësh për xhirime)

Pamjet që arrijnë të futen në versionin final do të gjejnë krijuesin e tyre të renditur në mesin e bashkë-regjisorëve të filmit. Një grup i përzgjedhur prej 20 anëtarësh do të kenë rastin të udhëtojnë për në premierën e filmit në vitin 2011, në Sundance Film Festival.

Ridley Scott që ka krijuar një video për YouTube para dy javësh inkuraojn këdo anembanë botës që të vendos një video në vete. “Nuk ka arsyetim. Nëse keni aparat digjital, dilni dhe kapni filmin tuaj. Seriozisht e kam” tha ai.

LEXO EDHE:  Google firmos fundin e fjalëkalimeve në Android

PCWorld Albanian ju inkurajon gjithashtu juve shqipëtarë ngado që jeni që të merrni pjesë në këtë garë dhe të shfrytëzoni një rast të artë për të promovuar jetën tuaj dhe vendin tuaj, e ndoshta edhe më shumë. Mos hezitoni… Nëse keni kamerë apo aparat apo çkado tjetër që incizion atëherë kapeni dhe dilni e bëni një video dhe ngarkojeni në YouTube…. Kushedi ndoshta vitin tjetër do t’ju shohim si një prej bashkë-regjisorëve të këtij filmi.

Lajmet e fundit>