Siguri

YouTube ofron regjim të ri të sigurisë

Publikuar , 10 Shkurt 2010
0
YouTube ofron regjim të ri të sigurisë

Regjimi i sigurisë është një buton i  fshehur disi larg në fund të qoshes së majtë të faqes kryesore të YouTube, dhe në momentin që aktivizohet bënë një numër ndryshimesh në faqe, të cilat kanë për qëllim të mbajnë fëmijët të sigurt gjersa ata shfletojnë internetin

Ndryshimi më i madh është se YouTube do të fillojë filtrimin e videove me përmbajtje të pakëndshëm, si për shembull “Video që me lajme që përmbajnë materiale të dhunshme siç janë protestat politike apo  raportet nga zonat e luftës”.

Regjimi i sigurisë  do të bllokojë plotësisht kërkimet për fjalë kyçe që janë në listën e zezë të saj, duke përfshirë fjalët si (naked) “zhveshur” dhe (porn) “pornografi”.

Krahas filtrit, regjim i sigurisë gjithashtu fsheh komentet edhe pse me një klikim të thjeshtë ato do të zbulohen përsëri, por fjalët fyese do të jenë të fshehura.

Google pranon se kontrollet nuk  janë të pagabueshme, por thotë se shërbimi i ofruar mund të konsiderohet si një i parë, që meriton një vlerësim të mirë.

“Kur dihet se asnjë filtër nuk është 100% i përsosur, Regjimi i Sigurisë (Safety Mode) është një tjetër hap në dëshirën tonë të vazhdueshme për të ju ofruar kontroll më të madh mbi përmbajtjen që ju shihni në faqe”, tha  kompania në Google Blog .

LEXO EDHE:  Facebook ka ekspozuar numrat e telefonit të 419 milionë përdoruesve

Lajmet e fundit>