Softuer

YouTube shton pëkrahjen për video 4K

Publikuar , 09 Korrik 2010
0
YouTube shton pëkrahjen për video 4K

Tani ky shërbim mund të ofrojë përkrahje për filma në format deri në 4K widescren apo më ndryshe thënë përdoruesit do të jenë në gjendje të vendosin video që kanë rezolucion deri në 4096 x 3072 piksela.

Ky rezolucion është gati katër herë më i madh sesa 1080p dhe është aq i dendur sa që mbetet i mprehtë edhe në distanca që normalisht do të ishin të rezervuara për projektorë 4K. Natyrisht në YouTube mund të vendosen edhe video në format 2K.

Lëshimi i videove më të mëdha sesa kualiteti HD kërkon edhe një qasje të shpejtë në internet e edhe një kompjtuer të shpejtë.

Shumica e ekraneve kompjuterike të sotme nuk mund të shfaqin 4K-në në kualitetin e saj të plotë, megjithëse ekranet me rezolucion më të madh të madhësisë 27 e 30 inç mund të përpunojnë formatin 2K. Kapja në këtë format është shumë e vështirë dhe momentalsiht është funksion i limituar vetëm për kamerat profesionale, siç është RED ONE.

LEXO EDHE:  YouTube shton gjeste të reja navigimi për platformat mobile

Lajmet e fundit>