Blog

YouTuberi zbulon sesa fitoi gjatë 2019-ës dhe si të fitoni më tepër nga videot

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Janar 2020
0
Church, e cila ka 1.4 milionë abonentë, tha se ka fituar afro 140,000 dollarë nga reklamat e YouTube në 2019, pothuajse dyfishin e asaj që fitoi në 2018. YouTuberi zbulon sesa fitoi gjatë 2019-ës dhe si të fitoni më tepër nga videot

2019 ishte një vit i shkëlqyer për krijuesen e Youtube Shelby Church përsa i përket të ardhurave që gjeneroi.

Church, e cila ka 1.4 milionë abonentë, tha se ka fituar afro 140,000 dollarë nga reklamat e YouTube në 2019, pothuajse dyfishin e asaj që fitoi në 2018.

Burimi kryesor i të ardhurave për videot e saj janë sponsorizimet e brendeve ndërsa burimi i dytë janë reklamat e Google. Krijuesit me 1,000 abonentë dhe 4,000 orë shikime të videove mund të monetizojnë videot duke ju bashkuar Programit të Partneritetit të YouTube.

Këto reklama filtrohen nga Google dhe sa fiton një krijues varet nga gjatësia e shikimeve, lloji i videos dhe demografia e shikuesve.

Fitimi për 1,000 shikime e krijuesve të YouTube varion ku disa prej tyre aplikojnë strategji të ndryshme për të maksimizuar fitimin. Një sekret për të fituar më shumë para është tek vendosja e reklamave përpara se shikuesit të largohen nga videoja. Për shembull shikuesit largohen nëse hyrja e një videoje është e gjatë ose nëse krijuesi qëndron në një temë të caktuar për një kohë më të gjatë.

Një tjetër mënyrë sesi krijuesit fitojnë më shumë para është duke i bërë videot më të gjatë që të përmbajnë më tepër reklama. Rasti i Church është i tillë dhe në mesin e 2019-ës ajo kuptoi se duhet ti bënte videot më të gjata për të fituar më shumë para.

Nga një video e vetme me 1.8 milionë shikime ajo fitoi 30,000 dollarë. videot të cilat ishin 10 minuta të gjata gjeneronin 5 dollarë për 1,000 shikime ndërsa ato nën 10 minuta vetëm 2 dollarë për 1,000 shikime. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Trump sulmon ashpër Apple

Lajmet e fundit>