Lajmet

Zana, ndihmësja me inteligjencë artificiale për personelin mjekësor që lartëson emrin “Made in Albania”

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Maj 2019
0
Ajo ka një karrierë të pasur akademike. Është bashkëthemeluese e Institutit Shkencor Shqiptar. Së fundi ajo vendosi të bëhej pjesë e botës së guximshme të sipërmarrjes përmes startupit Zana. Zana, ndihmësja me inteligjencë artificiale për personelin mjekësor që lartëson emrin “Made in Albania”

Si ndihmëse me inteligjencë artificiale për personelin mjekësor, Zana ndihmon në monitorimin dhe konsultimin e pacientëve, duke e thjeshtëzuar trajtimin e tyre nëpërmjet analizës së të dhënave të grumbulluara, si dhe ul kostot duke ofruar shërbim në distancë.

Ky shërbim realizohet nëpërmjet një ndërfaqeje me komunikim zanor që integrohet lehtësisht në pajisjet dixhitale.

Projekti është zhvilluar nga Julia Hoxha. Ajo vjen nga qyteti i Tiranës dhe aktualisht jeton dhe vepron në Gjermani. Studimet bachelor të arteve në shkencat kompjuterike i kreu në Maj të vitit 2004 në Universitetin Amerikan të Bullgarisë për të vijuar me studimet master dhe të doktoraturës në Software System Inxhiniering në Gjermani.

Ajo ka një karrierë të pasur akademike. Është bashkëthemeluese e Institutit Shkencor Shqiptar. Së fundi ajo vendosi të bëhej pjesë e botës së guximshme të sipërmarrjes përmes startupit Zana.

Në kategorinë Femra në ICT ajo konkurroi me Blerta Thaqi me projektin Tech4Policy dhe Ines Bula me projektin Ndërtimi i Robotëve nga mbetjet mekatronike-Robot from Scrap ku u shpall edhe fituese.

Lidhur me kurorëzimin si Femra në ICT në edicionin e 7-të të Albanian ICT Awards ajo tha se “ky çmim më inkurajon dhe motivon të punoj më fort për të avancuar teknologjinë në të mirë të shoqërisë si dhe mbi të gjitha për të lartësuar emrin Made in Albania. /ICTAwards.org

LEXO EDHE:  Njihuni me Terminalin e ri të Windows

Lajmet e fundit>