Blog

Zbulimi i ri rrit shpejtësinë e internetit në mënyrë dramatike

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Gusht 2020
0
Hulumtuesit arritën një shpejtësi prej 178.08 terabit për sekond mbi një kabëll optik 40km. Një shpejtësi e tillë mund të shkarkojë në një sekondë 222 filmra Ultra HD Blue-Ray. Zbulimi i ri rrit shpejtësinë e internetit në mënyrë dramatike

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Londrës kanë zbuluar një mënyrë të re për të rritur dramatikisht shpejtësinë e transferimit të të dhënave mbi kabllot optike.

Zbulimi i ri nëse implementohet do të rrisë kapacitetin e internetit bandwidth dhe të përshpejtojë internetin në shtëpi.

Hulumtuesit arritën një shpejtësi prej 178.08 terabit për sekond mbi një kabëll optik 40km. Një shpejtësi e tillë mund të shkarkojë në një sekondë 222 filma Ultra HD Blue-Ray.

Për ta vënë më në perspektikvë, kablli optik më i shpejtë i Google që lidh SHBA me Japoninë ka një shpejtësi prej 60TBps dhe ka kushtuar 300 milionë euro për të ndërtuar.

Zbulimi mund të përdoret për të lidhur rrjetet 4G, 5G, qendra e të dhënave, dyqanet e shtëpitë. Ekipi arriti të transferonte të dhënat mbi një gamë më të lartë ngjyrash të dritës në kabllin optik duke rritur shpejtësin e transferimit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft dorëzohet, publikon versionin zyrtar të shfletuesit Edge me teknologjinë e Chrome

Tags >

internet