Biznes

Zbulimi i vaksinës së Covid-19 dërgon në rënie aksionet e kompanive teknologjike

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Nëntor 2020
Rritje patën ato aktivitete të cilat do të përfitonin nga rihapja e ekonomive. Banka e Amerikës, JPMorgan Chase, American Airlines sënuan të gjithë rritje masive. Zbulimi i vaksinës së Covid-19 dërgon në rënie aksionet e kompanive teknologjike

Aksionet e Zoom Video ranë me shpejtësi ditën e Hënë ndërsa u përhapen lajmet për zbulimin e vaksinës së koronavirusit. Aksionet e Zoom ranë me 15% ndërsa të Amazon dhe Netflix me 3.4% dhe 5.4% respektivisht.

Shopify gjithashtu humbi 5.1% të vlerës së aksioneve. Humbjet erdhën pas gjigandi Amerikan i farmaceutikës Pfizer dhe BioNTech raportuan se vaksina e tyre e koronavirusit kishte 90% efikasitet në parandalimin e infekimit.

Kompanitë si Zoom, Amazon, Netflix dhe Shopify kanë qenë fitimtarët e mëdhenj të pandemisë. Aksionet e Zoom janë rritur me 635% ndërsa Amazon dhe Netflix me 79 dhe 59% respektivisht gjatë vitit.

Shopify shikoi aksionet e saj të rriteshin me 162%.

Rritje patën ato aktivitete të cilat do të përfitonin nga rihapja e ekonomive. Banka e Amerikës, JPMorgan Chase, American Airlines sënuan të gjithë rritje masive. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bezos tani është dyfish më i pasur se Zuckerberg