Harduer

Zbulohen detajet e procesorit që do të fuqizojë telefonët Android më të mirë të 2021

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Nëntor 2020
Çipi është ndërtuar mbi arkitekturën 5-nanometër dhe ka grafikat e reja Adreno 660. Bërthama Cortex-A78 duhet të ofrojnë 20% më shumë performancë se gjenerata e kaluar Cortex-A77. Zbulohen detajet e procesorit që do të fuqizojë telefonët Android më të mirë të 2021

Në fillim të muajit Dhjetor Qualcomm do të mbajë aktivitetin e parë Snapdragon Summit ku pritet të prezantojë procesorin e ardhshëm për smartfonët më të mirë të 2021 Snapdragon 875.

Por përpara se të vijë dita e zyrtarizimit, informacionet e para kanë rrjedhur rreth çipit. Snapdragon 875 do të ofrojë një bërthamë Cortex-A1 me frekuencë 2.84Ghz, tre bërthama Cortex A-78 me frekuencë 2.42Ghz dhe katër bërthama Cortex-A55 me frekuencë 1.8Ghz.

Këto specifika sinjalizojnë më tepër cache dhe bandwidth memorie, aspekte shumë jetike për shpejtësinë e procesorit.

Çipi është ndërtuar mbi arkitekturën 5-nanometër dhe ka grafikat e reja Adreno 660. Bërthama Cortex-A78 duhet të ofrojnë 20% më shumë performancë se gjenerata e kaluar Cortex-A77.

Performanca ekstra vjen edhe nga arkitektura 5-nanometër. Bërthama CortexX1 do të ketë performancën më të lartë dhe të bëjë dallimin më të madh krahasuar me gjeneratën e kaluar.

Snapdragon 875 do të prezantohet në aktivitetin virtual më 1-2 Dhjetor të Qualcomm. Informacionet e këtij procesori janë me rëndësi sepse do të shfaqet tek flagshipët Android të vitit të ardhshëm nga Galaxy S21, tek Note 21, OnePlus 9 etj. /PCWorldAlbanian

LEXO EDHE:  Microsoft redukton tarifat e Xbox Store