Harduer

Zbulohen detajet e Snapdragon 835, ulje të ndjeshme të konsumit të energjisë

Publikuar , 03 Janar 2017
0
Zbulohen detajet e Snapdragon 835, ulje të ndjeshme të konsumit të energjisë

image_keith-kressin-qualcomm-ben-suh-samsung-with-10nm-snapdragon-835-100694106-largeDitën e sotme u publikuan një seri prezantimesh që i përkasin pasardhësit të Snapdragon 821, modeli 835.

Videocardz.com ka publikuar disa slide të cilat tregojnë detaje shumë të rëndësishme të procesorit të ardhshëm i cili do të konfirmohet nga Qualcomm këtë javë në CES 2017. Kompania tashmë ka konfirmuar ekzistentën e tij, arkitekturën 10 nanometër dhe rritjen e performancës.

Snapdragon 835 fuqizohet nga bërthama Kryo 280 me frekuencë 2.45 Ghz. Konfigurimi i snapdragon 835 do të përmbajë katër bërthama Kryo 280 dhe katër bërthama të tjera me frekuencës 1.9 Ghz.

Në terësi, bërthama e re duhet të rrisë performancës me 20% krahasuar me Snapdragon 820. Grafikat Adreno 540 për të cilat Qualcomm ka dhënë shumë pak informacion do të mundësojë video 4K me 60 frekuenca në sekond HEVC.

Ky procesor pritet të fuqizojë të gjithë telefonët e rangut të lartë nga prodhues si Samsung, LG, Sony me përjashtim të Apple kompani e cila dizenjon vetë çipet e saj. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  5G është afro tre herë më i shpejtë se 4G por jo kudo

Lajmet e fundit>