Harduer

Zbulohen detajet të Samsung Galaxy Tab S3 pak ditë përpara Kongresi Mobil Botëror

Publikuar , 15 Shkurt 2017
0
Ne kemi mësuar më parë për ekzistencën e dy modeleve Galaxy Tab S. Një model WiFi dhe një LTE. Zbulohen detajet të Samsung Galaxy Tab S3 pak ditë përpara Kongresi Mobil Botëror Photo Source: Sammobile

Para dy javësh, detajet dhe çmimi i tabletit u zbulua, duke na treguar një ekran 9.7-inç, rezolucion 2048×1536, një procesor Qualcomm Snapdragon 820, 4GB RAM, një kamera ballore 5MP, dhe një kamera të pasme 12MP. Tani, një foto e Galaxy Tab S3 është rrjedhur duke na treguar më shumë mbi detajet e kësaj pajisje.

Raporti vjen nga Roland Quandt dhe thotë se Samsung nuk do të debutojë një model 8-inç këtë vit.  Pajisja do të vijë me një S Pen, duke konfirmuar raportin e mëparshëm, edhe pse nuk do të ruhet brenda pajisjes.

Plus kësaj, Tab S3 do të ketë një version argjendi që do të zëvendësojë modelin e bardhë të mëparshëm. Do të ketë 32GB memorie, gjithashtu edhe një sensor gishti në pjesën ballore.

Do të ketë mbështetje për lidhje LTE 6, Gigabit WLAN, dhe Bluetooth 4.2. Çmimi pajisjes do të jetë afërsisht 600 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shpenzimet në aplikacione mobile do të shkojnë në 156 miliardë dollarë pas pesë vitesh

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>