Harduer

Zbulohen hollësitë e desktopit të ri iMac të Apple

Publikuar , 15 Tetor 2012
0
Zbulohen hollësitë e desktopit të ri iMac të Apple

Apple mund të jetë duke u bërë gati për të paraqitur një iMac të ri me një trup të ridizajnuar me një profil më të hollë.

Fotografitë e atij që është supozuar të jetë bordi i ri logjik i iMac-ut dhe komponentëve të tjerë të brendshëm u paraqitën më herët gjatë këtij muaji në një temë të një forumi në faqen kineze NeiPhone (sipas përkthimit nga Google).

Postuesi thotë që fotografia ishte kapur nga vëllai i tij ligjor, i cili thotë se punon në fabrikën ku është duke ndodhur prodhimi.

Dizajni i ri i tij thuhet që do të përfshijë një profil që kur të shikohet nga skaji në skaj, ju “pothuajse nuk mund të shihni hollësinë e re të iMac-ut”. Postuesi krahasoi profilin me pikëzat e ujit dhe tha që pajisja përfshinte elemente “katërkëndësh”.

Modeli prej 21 inçësh mund të jetë i pari që do të përditësohet

Postimi tregonte që modeli prej 21 inçësh mund të jetë i pari që do të përditësohet, ndërsa pritet që më vonë të vijë iMac-u prej 27 inçësh.

Në të thuhet gjithashtu që një MacBook Pro Retina prej 13 inçësh është me të vërtetë në prodhim në “Meksikë dhe vende të tjera”, por është duke përjetuar probleme të mëdha.

Modeli i ri e ka emrin kodues D1, ndërsa D2 u quajt MacBook Pro Retina prej 15 inçësh. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Mashtrimet më të mëdha në historinë e ICO-ve

Tags >

Mac
Lajmet e fundit>