Biznes

Zbulohen katër portofolë të rremë kriptomonedhash në Play Store

Nov 15 2018
0 Shpërndarje
Hulumtuesi i sigurisë Lukas Stefanko i klasifikoi në dy grupe: MetaMask ishte një portofol “phishing” ndërsa tre të tjerët portofolë të rremë. Zbulohen katër portofolë të rremë kriptomonedhash në Play Store Photo Source: Lukas Stefanko

Hulumtuesit e sigurisë kanë identifikuar katër portofole të rreme kriptomonedhash në Google Play Store të cilët kishin për qëllim vjedhjen e të dhënave të përdoruesve.

Aplikacionet silleshin si portofolë për kriptomonedhat NEO, Tether dhe MetaMask.

Ai ishin dizajnuar për të vjedhur kredencialet bankare dhe të kartave të kreditit të përdoruesve.

Hulumtuesi i sigurisë Lukas Stefanko i klasifikoi në dy grupe: MetaMask ishte një portofol “phishing” ndërsa tre të tjerët portofolë të rremë.

Sapo portofoli phishing lançohej, ai kërkonte nga përdoruesi çelësin privat dhe fjalëkalimin e portofolit.

Gjithashtu aplikacioni i rremë Neo Wallet kishte të paktën 1,000 instalime që nga lançimi në Tetor.

Këto portofolë të rremë nuk krijojnë portofole të reja duke gjeneruar adresa publike dhe çelësa privatë të cilët duhen për transaksionet, por vetëm tregonin adresën publike të sulmuesit.

Duke menduar se aplikacioni ka gjeneruar adresat e tyre publike, ato gabimisht depozitonin paratë e tyre në atë portofol.

Ditën e djeshme një skemë tjetër mashtrimi online me kriptomonedhat u shfaq në Twitter. Llogaria e G Suite në Twitter u kompromentua për të promovuar një skemë mashtrimi me bitcoin.

Mashtruesit thonin se do të dhuronin 10,000 bitcoin për ata që dërgonin një shumë të vogël. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>