Lajmet

Zbulohen maluerë në aplikacionin popullor të skanimit të dokumenteve në Android

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Gusht 2019
0
Përdoruesit mund të përdorin edhe një aplikacion antivirus për të parë nëse aplikacione të dëmshme janë shkarkuar dhe instaluar. Zbulohen maluerë në aplikacionin popullor të skanimit të dokumenteve në Android

Një aplikacion shumë popullor i skanimit të dokumenteve është zbuluar se përmbante maluerë. CamSacnner është shkarkuar mese 100 milionë herë nga përdoruesit Android.

Megjithatë hulumtuesit e sigurisë kibernetike pranë Kaspersky thanë se një version i aplikacionit përmban një kod të dëmshëm i cili dërgon reklama.

Malueri mund të ketë dërguar reklama abuzive dhe vjedhur kredencialet e përdoruesit. Hulumtuesit e Kaspersky thanë se CamScanner ka qenë një aplikacion legjitim por kodi i dëmshëm i përket një pale të tretë që ofron reklama brenda aplikacioneve.

Nuk dihet nëse versioni i CamScanner për iPhone është prekur. CamScanner tha se versioni i ri i aplikacioni është publikuar me kodin e dëmshëm tashmë të hequr.

Nëse keni përditësimet automatike të aktivizuara, siç shumë njerëz i kanë, ekziston shansi që të keni një version të CamScanner me maluerë.

Më mirë për ju ta fshini dhe të shkarkoni kur versioni i ardhshëm të lançohet dhe testohet nga hulumtuesit.

Përdoruesit mund të përdorin edhe një aplikacion antivirus për të parë nëse aplikacione të dëmshme janë shkarkuar dhe instaluar.

Kohët e fundit është vënë re një rritje e ndjeshme në zbulimin e maluerëve që kanë infektuar aplikacionet në Google Play Store. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tatimet monitorojnë shtëpitë me qira në AirBnB dhe Booking

Lajmet e fundit>