Harduer

Zbulohen modelet e reja Galaxy Watch 5, debutojnë në Gusht

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Korrik 2022
Sajti raporton se do të kemi dy modele ku konfirmohet një i rangut të lartë Pro në krye të linjës. Zbulohen modelet e reja Galaxy Watch 5, debutojnë në Gusht

Disa foto jo-zyrtare të Samsung Galaxy Watch5 janë publikuar online nga 91Mobiles. Sajti raporton se do të kemi dy modele ku konfirmohet një i rangut të lartë Pro në krye të linjës.

Kjo e fundit me emrin e koduar Project X, do të vijë në ngjyrë të zezë dhe gri dhe përdoruesit mund të zgjedhin versionin LTE ose jo.

Ndërkaq modeli bazë i Watch5 do të pasojë Watch4 për tu fokusuar më tepër tek fitnesi. I ngjashëm me paraardhësin, përdoruesit kanë dy opsione kasash dhe opsionin LTE.

Të dy versionet do të kenë një wearOS 3.5 të modifikuar nga Samsung. Pritet që dy orët të prezantohen në evenimentin Unpacked në fillim të muajit Gusht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zhvilluesit kanë fituar 60 miliardë dollarë nga App Store në 2021