Google është pranë lançimit të Android 10 dhe sipas informacioneve të publikuara nga dy operatorë celularë Kanadezë sistemi operativ mbërrin më 3 Shtator.
Dy operatorët Rogers dhe Telus publikuan nëpër forumet e tyre të dhëna rreth përditësimeve të ardhshme. Njëri prej tyre tashmë hequr informacionin por operatori i dytë thotë se përditësimi vjen sot.
Ndërsa nuk është e sigurte derisa informacioni zyrtar të publikohet nga Google, versioni final i Android 10 u publikua një muaj më parë. Google tha se debutimit publik ishte vetëm pak javë larg.
Zakonisht kompania lançon versionet e reja të Android për telefonët Pixel. Android 10 vjen me kontrolle të reja përmes gjestesh, një dark mode, dhe disa funksione të avancuara aksesibiliteti.
Versioni beta ka qenë i disponueshëm në disa modele telefonësh si LG, Nokia, Huawei dhe OnePlus. Prandaj ekziston mundësia që këta telefonë të jenë të parët që marrin përditësimin.
Zakonisht shumica e telefonëve Android presin për muaj me radhë përpara se përditësimi me sistemin më të fundit operativ të mbërrijë. /PCWorld Albanian