Harduer

Zbulohet data e debutimit të Galaxy S22

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Janar 2022
“Në Unpacked në Shkurt do të prezantojmë seritë Galaxy S më pranë Note asnjë pajisje tjetër.” Zbulohet data e debutimit të Galaxy S22

Pasi prezantoi S Pen për Galaxy S21 Ultra dhe pasi vendosi të mos sjellë një model të ri Note vitin e kaluar, evenimenti Unpacked i Samsung është momenti i duhur për të adresuar shqetësimet e besnikëve të kompanisë.

Edhe pse nuk e ka konfirmuar zyrtarisht, sipas spekulimeve mund të ndodhë më 8 Shkurt dhe presidenti TM Roh ka shkruar një postim në blog duke treguar çfarë mund të presim me debutimin.

“E dimë se shumë prej jush jeni të habitur pse Samsung nuk prezantoi një Galaxy Note vitin e kaluar,” shkruante Ai. “Në Unpacked në Shkurt do të prezantojmë seritë Galaxy S më pranë Note asnjë pajisje tjetër.”

Ai përmende si eksperiencë të shkëlqyer lojërash, fotografi në dritë të pakët, performancë të lartë dhe konsum të ulët energjie. Postimin e tij e mbylli me “Bëhuni gati për eksperiencën unik të Ultra,” duke sugjeruar se funksionalitetet më avancuara do të jenë vetëm për modelin Ultra. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung dërgon One UI 4.1 për seritë Galaxy S21