Harduer

Zbulohet Google Nexus 5 në një video detajuese

Publikuar , 14 Tetor 2013
0
Zbulohet Google Nexus 5 në një video detajuese

Gjatë fundjavës që sapo lamë pas, Google ka publikuar një video online e cila shërben si një manual informimi për të gjithë ata që janë kuriozë rreth smartfonit më të fundit që pritet të lançohet së shpejti.

Videoja është 7 minuta e gjatë dhe ka detaje mbi Nexus 5. Në të jepet një përshkrim i përgjithshëm i telefonit që është ndërtuar me harduerët e LG-së dhe operon sigurisht me Android.

Ajo që është interesante dhe të bie në sy është fakti se në video, thuhet se telefoni operon me versionin “Key Lime Pie” të Android-it. Faktikisht, versioni i ardhshëm i Android-it do të quhet Kit Kat, por ndoshta kjo shpjegohet me faktin se inxhinierët e Google mund të kenë përdorur emrin “Key Lime Pie” derisa të arrihej marrëveshja me Nestle-në për emrin Kit Kat.

Nexus 5 në video mund të operojë me një version më të vjetër të Android-it sesa ai më të cilin i është bërë publicitet. Këtë fundjavë u zbuluan gjithashtu foto në internet të cilat tregojnë Nexus 5 me një version të ri të Android-it (me shumë mundësi KitKat).

Pritet që smartfoni i fundit nga Google të debutojë në fund të muajit. Prej tetorit, në Google Play nuk shitet më Nexus 4, çka do të thotë se ardhja e Nexus 5 është shumë afër. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”2ksOJl0PDDg”]

Google-Nexus-5-video

LEXO EDHE:  A e dinit se mund të raportoni uebsajte problematike tek Google?

Lajmet e fundit>