Loja e parë e cila do të ofrohet falas për muajin Qershor nga PlayStation Plus është Call of Duty: WW2. Loja mund të shkarkohet nga dita e sotme 26 maj.
Lajmi u bë i ditur nga vetë PlayStation përmes rrjetit social Twitter. Gjatë javës PlayStation do të japë më tepër informacione për katalogun e lojërave që do të ofrohen falas gjatë muajit.
E gjithë vëmendja e fansave të PlayStation është tek ekskluziviteti Spider-Man i Marvel me shpresën se do të përfshihet në katalogun e lojërave të Qershorit.
PS Plus members: Call of Duty: WWII is part of the monthly games lineup for June, and will be available for download starting May 26.
We’ll share additional details of our monthly lineup later this week. Enjoy! pic.twitter.com/ECVwca1cXq
— PlayStation (@PlayStation) May 25, 2020
Call of Duty: WW2 debutoi në 2017-ën me ambicie të mëdha nga Activision dhe është pritur mirë nga fansat. Me SledgeHammer Call of Duty u rikthye në zanafillë dhe në vend që të ndryshonte përsëri seritë zgjodhi thjeshtë ri rafinonte.
Ky i fundit mendohet të jetë një prej titujve më të suksesshëm ndër vit. /PCWorld Albanian