Lajmet

Zbulohet një grup hakerash unik për nga natyra, kryejnë sulme me pagesë

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Nëntor 2021
Nuk është e qartë se nga i vjen mbështetja Void Balaur ndërsa ka pasur përpjekje për ta lidhur me grupin Rus të hakerëve shtetëror APT28. Zbulohet një grup hakerash unik për nga natyra, kryejnë sulme me pagesë

Grupet e hakerëve jo gjithmonë ndahen në grupe që punojnë për llogari të shteteve apo për përfitime personale. Nganjëherë ata punojnë për çdo konsumator i cili është i gatshëm të paguajë.

Trend Micro ka identifikuar një grup mercenarësh kibernetikë quajtur Void Balaur që ka goditur objektivë politikë dhe komercialë që prej 2015-ës. Kryesisht merret me vjedhje të dhënash për ti shitur tek kushdo që është i gatshëm të paguajë, një qeveri e një vendi apo një mashtrues.

Emri i Void Balaur është i lidhur me sulme ndaj aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve në Uzbekistan. Më së fundi sulmoi kandidatët presidencial të zgjedhjeve të 2020-ës në Bjellorusi.

Madje ka sulmuar edhe kompani Ruse dy vitet e fundit po ashtu ka vjedhur të dhëna nga kompanitë e telekomunikacionit, bankat dhe përdoruesit e kriptomonedhave.

Nuk është e qartë se nga i vjen mbështetja Void Balaur ndërsa ka pasur përpjekje për ta lidhur me grupin Rus të hakerëve shtetëror APT28.

Studimi tregon vështirësinë e përcaktimit të natyrës së disa hakerëve e jo më identifikimin dhe kapjen e tyre. Mercenarët kibernetikë janë një rrezik sepse janë të gatshëm të sulmojnë këdo pa rezerva. /PCWorld albanian

LEXO EDHE:  Chrome 90 rrit performancën dhe produktivitetin

Tags >

siguri