Lajmet

Zbulohet një problem sigurie që mund të ketë ekspozuar 500 milionë iPhone dhe iPad

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Prill 2020
0
ZecOps nuk ka arritur të identifikojë hakerët që fshiheshin pas sulmeve. Për të ekzekutuar hakimin, viktimat merrnin një mesazh bosh përmes aplikacionit Mail i cili shkaktonte dështimin dhe resetimin e tij. Zbulohet një problem sigurie që mund të ketë ekspozuar 500 milionë iPhone dhe iPad

Apple i ka hyrë punës për të rregulluar një problem sigurie i cili sipas një kompanie të sigurisë kibernetike mund të ketë ekspozuar gjysmë miliardë iPhone ndaj hakëreve.

Problemi i cili ekziston edhe në iPad, u zbulua nga ZecOps, një kompani e sigurisë kibernetike në San Francisco ndërsa ishte duke hetuar një sulm kibernetik ndaj një klienti në 2019-ën.

CEO i ZecOps Zuk Avraham tha se problemi i sigurisë është shfrytëzuar në të paktën gjashtë sulme kibernetike.

Apple pranoi ekzistencën e këtij problemi sigurie në aplikacionin e e-mail-eve, Apple Mail për iPhone dhe iPad dhe se kompania ka gjetur një zgjidhje për të të cilin do ta dërgojë në ditët në vijim në mbarë botën.

ZecOps nuk ka arritur të identifikojë hakerët që fshiheshin pas sulmeve. Për të ekzekutuar hakimin, viktimat merrnin një mesazh bosh përmes aplikacionit Mail i cili shkaktonte dështimin dhe resetimin e tij.

Por dështimi i Mail hapte rrugë hakërreve për të vjedhur informacione nga telefoni dhe tableti si foto dhe informacione të konaktit. Hakerët mund të realizonin sulmin edhe nëse përdoruesit kanë të instaluar versionin më të fundit të iOS.

Klienti i ZecOps që ishte sulmuar ishte kompani e listës Fortune 500 për Amerikën e Veriut emri i të cilit nuk u bë publik. Pesë kompani të tjera në Japoni, Gjermani, Arabi Saudite dhe Izrael janë goditur.

Avraham ka qenë një hulumtues sigurie për ushtrinë Izraelite IDF. Hulumtues të tjerë sigurie konfirmuan problemin e gjetur nga ZecOps.

Edhe pse Apple është një prej liderëve të sigurisë kibernetike në botë, çdo teknikë sulmi e suksesshme ndaj iPhone mund të prekë miliona përdorues në  mbarë botën. Në 2019-ën Apple tha se janë mëse 900 milionë iPhone në përdorim.

LEXO EDHE:  Apple i përgjigjet krijuesit të lojës Fortnite

Nisur nga fakti se Apple nuk ka pasur informacion rreth problemit, ky i fundit mund të ketë qenë shumë me rëndësi për qeveritë e vendeve apo sipërmarrësit që ofrojnë shërbime hakimi. Probleme të tilla sigurie mund të shiten në shumë marramendëse prej miliona dollarësh. /PCWorld Albanian