Harduer

Zbulohet Nokia Lumia 1320

Publikuar , 22 Tetor 2013
0
Zbulohet Nokia Lumia 1320

Nokia po përgatitet për lançimin e një modeli ekonomik smartfoni të quajtur Lumia 1320. Bëhet fjalë për pajisjen që shihni në foton e mëposhtme.

Ndërkohë Evleaks ka publikuar në llogarinë e vet në Twitter një përshkrim të parametrave të pajisjes. Mesa duket bëhet fjalë për një smartfon me përmasa të mëdha ekrani, mundësisht 6 inç.

Ekrani i Windows Phone suporton tre kolona me dritare (Live Tiles), është e kuptueshme se kjo është diçka që varet nga përmasat e ekranit dhe jo nga rezolucioni i tij.

Në përshkrimin e publikuar në Twitter nuk qartësohet nëse pajisja do të ketë rezolucion 1080p, por duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një model ekonomik, ka më tepër mundësi që rezolucioni të jetë më i ulët.

Momentalisht vetëm kaq të dhëna njihen për Lumia 1320, me emrin e koduar Batman. Smartfoni është dizajnuar si modeli më cilësor përsa i përket linjës së Lumia-ve ekonomike pasi përveç se do të ketë kameran e pasme 5 megapiksel, do të jetë e pajisur edhe me një kamera të dytë.

Nokia pritet të zbulojë këtë pajisje në eventin e sotëm Nokia World në Abu Dhabi së bashku me smartfonin Lumia 1520 (6 inç, 1080p) si dhe tabletin e parë me sistem Windows Lumia 2520. (PCWorld Albanian)

lumia1320

LEXO EDHE:  Nokia 210 ka lojën Snake dhe 30 ditë jetëgjatësi baterie

Lajmet e fundit>