Harduer

Zbulohet superkompjuteri me i fuqishëm i Australisë, Raijin

Publikuar , 02 Gusht 2013
0
Zbulohet superkompjuteri me i fuqishëm i Australisë, Raijin

superkomjuterSuperkompjuteri më i fuqishëm i Australisë, i njohur me emrin Raijin, ka bërë debutimin e vet. Për ata që nuk janë të informuar mbi mitologjinë japoneze, Raijin ishte zoti i bubullimës, vetëtimës dhe elektricitetit.

Një emër i tillë meriton një kompjuter të fuqishëm, dhe nga sa është parë nga kërkuesit, ai vërtet e meriton. Sipas shtypit australian mund të kryeje një numër llogaritjesh në një orë sa 7 miliardë njerëz me makinë llogaritëse në 20 vjet.

Kompjuteri i parë që matej me llogaritje për sekondë ishte CDC06600 në 1964.

Kompjuteri është i aftë të përdorë 1.2 petaflop, gjithsesi nuk është superkompjuteri më i fuqishëm në botë pasi në vend të parë është Tianhe-2 me 33.86 metaflopë. Kostoja për të krijuar Raijin nuk është bërë akoma e qartë, edhe pse NCI merr ndihmë nga një numër shumë i madh organizatash. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Slack po shndërrohet në një hit

Tags >

pc
Lajmet e fundit>