Siguri

Zbulohet malware i ri që shpërndahej me USB

Publikuar , 21 Korrik 2010
0
Zbulohet malware i ri që shpërndahej me USB

Krimbi është i programuar që të vjedh të dhëna nga sistemet që kanë softuer specifik të dizajnuar në vegla dhe fabrika të prodhimit industrial.

Krimbi i koduar me emrin Stuxnet dhe ka një sistem të programuar në vete që shfrytëzon një vrimë në të gjitha versionet e Windows, përkatësisht në kodin e Windows që përpunon shkurtesat tek skedarët, me përfundimin “.ink”.

Softueri i dëmshëm përmban një rootkit, të dizajnuar për të fshehur faktin se një komputer është komprometuar, dhe përveç kësaj ka edhe softuer tjetër që futet vjedhurazi në kompjuterët e infektuar duke përdorur certifikata digjitale të nënshkruara nga dy prodhues Tajvanez të çipave.

Të dy prodhuesit janë me bazë në të njëjtin kompleks industrial në Tajvan: RealTek dhe Jmicron, ka bërë të ditur Chester Wisniewski, këshillues i lartë i sigurisë pranë Sophos. Ju mund të shihni më shumë informata rreth krimbit në një video të krijuar nga Sopho, për të shikuar ndikimin në veprim në një sistem të infektuar.

LEXO EDHE:  Dita ndërkombëtare e fjalëkalimeve, mesatarisht çdo përdorues ka 11 llogari online

Lajmet e fundit>