Lajmet

Zelanda i kërkon Kosovës fshirjen e pamjeve online të sulmit ndaj xhamive

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Mars 2019
0
Më 15 mars një 28-vjeçar nga Australia, ka kryer sulme në dy xhami në Zelandën e Re, duke lënë të vdekur 50 persona. Zelanda i kërkon Kosovës fshirjen e pamjeve online të sulmit ndaj xhamive

Zelanda e Re ka kërkuar nga Policia e Kosovës, që t’i largojë pamjet online të sulmit që ka ndodhur në Kristçërç javë më parë.

Në një komunikatë për media të Policisë se Kosovës thuhet se “Zelanda e Re është duke bashkëpunuar me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe Policinë e Kosovës, që t’i largojë pamjet online në lidhje me sulmin”.

Ndër të tjera në këtë shkresë, pamjet e sulmit janë cilësuar ”të kundërligjshme dhe të pakëndshme sipas ligjit të Zelandës së Re”.

Më 15 mars një 28-vjeçar nga Australia, ka kryer sulme në dy xhami në Zelandën e Re, duke lënë të vdekur 50 persona.

Sulmuesi i xhamive e ka transmetuar drejtpërdrejt në rrjetin social, Facebook aktin e tij. /REL

LEXO EDHE:  Hulumtuesit zbulojnë 36 probleme sigurie në rrjetet 4G

Lajmet e fundit>