Harduer

Zen X-Fi nga Creative: Yll nga të gjitha anët

Publikuar , 29 Dhjetor 2008
0
Zen X-Fi nga Creative: Yll nga të gjitha anët

Tiparet e tij e dallojnë nga konkurrenca. Jo vetëm që mund të shkarkoni muzikë, video dhe fotografi pa kabllo, por mund të transmetoni gjithashtu media përmes kompjuterit, nga serverët e Creative, të cilët ofrojnë podcast dhe muzikë falas, ose nga një kompjuter tjetër në rrjet. X-Fi Xtreme Fidelity Audio Player nga Creative meriton më shumë nderim për shkak të zërit të mahnitshëm që ofron.

Ka audio të thellë, të pastër dhe të qartë. Për sa e kam provuar, më ka pëlqyer, por ka edhe disa kufizime. Nuk punon me Mac OS X, por vetëm me XP dhe Vista. Aplikacioni online për çat nuk punon edhe aq mirë dhe nuk merrni shkallën e njëjtë të integrimit me sisteme të tjera altoparlantësh, si psh. audio në veturë dhe vende të tjera, që zakonisht do t’i përdornit me një iPod të gjithanshëm Njerëzit mund të vazhdojnë të mendojnë për iPod së pari kur mendojnë të blejnë një MP3 player, por provoni X-Fi dhe ndoshta ky mund të jetë një player më inovativ, me tipare të shumta në treg, që gjithashtu ka edhe një çmim konkurrues.

LEXO EDHE:  Një studim thotë se ora inteligjente Apple Watch zbulon sëmundjet e zemrës

Lajmet e fundit>