Kjo kërkesë iu drejtua ditën e Enjten gjykatës federale në Dallas të Shteteve të Bashkuara. Është po e njëjta gjykatë e cila dha verdiktin e pak ditëve më parë në favor të ZeniMax.
Nëse ky i fundit arrin të fitojë edhe këtë betejë, numri i lojërave të disponueshme në Oculus Rift do të kufizohej. Një tjetër humbje do të përkthehej në një goditje të fortë ndaj një produkti i cili është akoma në fazat fillestare të zhvillimit.
Kodi për të cilin bëhet fjalë është distribuar prej kohësh nga Oculus tek kompanitë të cilat zhvillojnë lojëra. Është pjesë e shumë lojërave të disponueshme jo vetëm për Oculus Rift por edhe Samsung Gear VR.
ZeniMax paditi në gjykatë Oculus në 2014-ën dy muaj pasi Facebook pagoi 3 miliard dollar për atë që shihej si pioneri i realitetit virtual. Çështja kulmoi me një gjykim 3 javor ku ZeniMax kërkon 6 miliard dollar dëmshpërblim.
Gjykatësit refuzuan pretendimet e ZeniMax mbi vjedhjen e sekreteve tregtare por pranuan shkeljet e Oculus të të drejtave të autorit mbi kodin e përfolur. /PCWorld Albanian