Lajmet

Zëri.app është aplikacioni shqiptar me të cilin mund të dëgjoni lajme në vend që ti lexoni

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Maj 2020
0
Pjesë e ekipit të Zëri janë ekspertë të fushës të cilët punojnë në Shqipëri dhe Evropë nga zhvillues softueri, specialistë marketingut dhe dizajner UI/UX tek ekspertë me teknologji si machine learning dhe inteligjencë artificiale. Zëri.app është aplikacioni shqiptar me të cilin mund të dëgjoni lajme në vend që ti lexoni

Filloi dy vite më parë si një nevojë, aplikacioni Zëri është ai shërbim i cili ju mundëson të dëgjoni lajme nëse nuk keni mundësi ti lexoni. Startupi pas këtij aplikacioni u themelua nga dy inxhinierë softueri, Festim Peposhi dhe Klodian Zyberi dhe krijoi aplikacionin Zëri cili vihet në shërbim të mediave online, kompaniveë e programimit, studentëve të huaj, platformave e-learning dhe çdo kush tjetër të cilët kanë nevojë të kthejnë një tekst në audio.

Pjesë e ekipit të Zëri janë ekspertë të fushës të cilët punojnë në Shqipëri dhe Evropë nga zhvillues softueri, specialistë marketingut dhe dizajner UI/UX tek ekspertë me teknologji si machine learning dhe inteligjencë artificiale.

Për PCWorld.al, startupi Zëri tha se “aktualisht kemi një zë të qëndrueshëm dhe të dëgjueshëm i cili mund të përdoret dhe integrohet në shërbime ekzistuese falë integrimit të thjeshtë qe kemi mundësuar dhe API. Një shërbim tjetër është dhe artikuj zanor, i cili mund të përdoret nga mediat online duke ju ofruar vizitorëve të tyre mundësinë e të dëgjuarit të artikullit apo lajmit në audio.”

Integrimi është shumë i thjeshtë, pa nevojë të aftësive për të programuar, mjaftojnë të verifikojnë domainin e tyre tek zëri, të integrojnë në faqen e tyre një meta-tag dhe script të jashtëm dhe çdo artikull i publikuar do të kthehet në audio dhe lexuesit e vizitorët do të mund ta dëgjojnë në audio. Media online, duke përdorur këtë shërbim, ju japin mundësi lexuesve që lajmin ose artikullin te kenë mundësi ta dëgjojnë, duke e bere me te aksesueshëm për personat qe janë në lëvizje, qe kane probleme me shikimin apo përqendrimin. Kompanitë e programimit apo programuesit mund të përdorin shërbimin e zëri si pjesë integruese të një sistemi ekzistues apo të ofrimit të një shërbimi i cili mungon në tregun shqiptar.

LEXO EDHE:  2020 nuk do të ketë emoji të reja për shkak të koronavirusit

Platformat e-learning mund tu ofrojnë përdoruesve të tyre mundësinë e dëgjimit të një leksioni në audio. Studimet tregojnë që studentët e kanë më të thjeshtë për të mësuar kur ata kombinojnë  një tekst me pamje grafike dhe me pjesë audio. Studentët e huaj të cilët mësojnë dhe studiojnë gjuhën Shqipe mund të përdorin shërbimin e zërit që të dëgjojnë në shqip pjesë teksti duke ju mundësuar atyre një shqiptim më të mirë të asaj çfarë po mësojnë. Zëri mund të përdoret edhe nga studentët shqiptarë, duke ju mundësuar që një leksion apo një tekst që lidhet me studimet e tyre të mund ta dëgjojnë qoftë edhe në lëvizje.

Si funksionon aplikacioni Zëri?

Përdorimi teknologjisë me të fundit si machine learning dhe inteligjencë artificiale të cilët na mundësojnë të gjenerimin në audio të një teksti të dhënë (text to speech). Teksti përpunohet dhe  kthehet në një gjuhë të njohur për kompjuterin, konvertohet në audio dhe më pas është aplikimi i intonacionit dhe shpejtësisë së zërit, duke mundësuar që të kemi një produkt final, një zë i dëgjueshëm dhe i kuptueshëm dhe shumë afër asaj çfarë ne flasim. Përdorimi i machine learning lejon që zëri të mësojë dhe të aftësohet më tutje gjatë përdorimit të vazhdueshëm, ndaj është gjithmonë e në përmirësim e sipër.

Në planet e startupit dhe aplikacionit Zëri janë që algoritmin aktual të zërit të përmirësohet më shumë duke pasur një zë akoma më të afërt më një zë natyral shqip. Gjithashtu ekipi pas Zëri po punon me një korrigjues që e quajnë Korrektori, një shërbim i cili mungon në Shqipëri.

Korrektori do të jetë ne gjendje që të korrigjojë gjatë shkrimit në shqip dhe duke dhënë dhe sugjerime. Do të jetë si funksion shtese i zërit, por sigurisht do të këtë dhe shtojca Chrome dhe Firefox, të cilët do të mund të instalohen në shfletuesit përkatës dhe do korrigjojnë tekstin që ju do shkruani në çdo faqe që jeni, qofte Google Documents, kur shkruani një email apo dhe kur ju duhet të shkruani diçka në shqip, pavarësisht se në cilin ndodheni.

LEXO EDHE:  Lëvizja e Apple acaron më tutje marrëdhëniet me krijuesit e aplikacioneve

Përpos korrektorit, dhe Tekstit në Audio, Zëri planifikon që të ofroj dhe një shërbim tjetër, Audio në Tekst, duke mundësuar transkriptim të një audio në tekst dhe duke u ardhur në ndihmë një pjese tjetër të përdoruesve me aftësi të veçanta në të dëgjuar që të mund të lexojnë atë çfarë thuhet në një audio, apo duke shfaqur titrat në një konferencë apo event që mund të mbahet. /PCWorld Albanian