Harduer

Zgjidhja e çuditshme e Xiaomi për të eliminuar prerjet e kamerave selfie në ekran

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Prill 2020
0
Një dizajn i çuditshëm smartfoni, zgjidhja e Xiaomi ndan ekranin e telefonit në dy pjesë dhe patenta është aplikuar pranë autoriteteve Kineze. Zgjidhja e çuditshme e Xiaomi për të eliminuar prerjet e kamerave selfie në ekran

Disa prodhues smartfonësh kanë shpenzuar vitet e fundit për të gjetur mënyra të reja për të eliminuar “notch” por Xiaomi sapo patentoi një zgjidhje të pa parë deri më sot.

Një dizajn i çuditshëm smartfoni, zgjidhja e Xiaomi ndan ekranin e telefonit në dy pjesë dhe patenta është aplikuar pranë autoriteteve Kineze.

Skeçet tregojnë një smartfon të gjatë pa “notch” dhe kur ju duhet një kamër selfie, pjesa në krye të telefonit ku gjendet kamera selfie, përfshirë ekranin, rrotullohet horizontalisht dhe kamera e pasme tashmë janë kamera selfie.

Kjo do të thotë se i njëjti set kamerash përdoret edhe si kamër e pasme edhe si selfie. Ndërfaqja dhe përmbajtja në ekran përshtatet sipas madhësisë së re me kamerën e pasme tashmë të kthyer si kamër selfie.

Kemi parë dizajnë të ngjashme si Galaxy A80 apo Asus Zenfone 6 por zgjidhja e Xiaomi rrotullohet së bashku me ekranin.

Vlen të theksohet se pjesët lëvizëse në një smartfon nuk janë zgjidhja ideale sepse minojnë përdorimin e tyre për një kohë të gjatë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefonët e rinj të Xiaomi mund të jenë opsioni më i lirë për të provuar teknologjinë 5G

Tags >

Xiaomi