Harduer

Zgjidhja e Galaxy S21 për të mposhtur kamerën e iPhone 12 Pro Max

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Dhjetor 2020
Samsung do të ketë nevojë për çdo avantazh të mundshëm për të konkurruar me iPhone 12 Pro Max i cili aktualisht ka kamerën më të mirë që mund të gjeni në një smartfon. Zgjidhja e Galaxy S21 për të mposhtur kamerën e iPhone 12 Pro Max

Një raport i fundit rreth Galaxy S21 zbulon se telefoni i cili ka për tu prezantuar në javët e para të Janarit, do të ketë plot gjashtë kamera për të rivalizuar iPhone 12 Pro Max.

S21 Ultra do të përfshijë dy kamera telefoto me 3x dhe 10x dhe gjerësi fokale 72mm dhe 240mm respektivisht ndërsa të dyja kanë stabilizim optik të imazhit.

Kështu telefoni ka një kamër më tepër në pjesën e pasme sesa Galaxy S20 Ultra. Edhe kësaj here presim që Samsung të ofrojë zmadhim hibrid i cili arrin përtej atij optik 10x.

Sensori i kamerës kryesore do të jetë prej 108-megapiksel dhe më i gjerë prej 24mm krahasuar me 26mm që ka pasur S20 Ultra. Gjithashtu sistemi i kamerave të pasme do të asistohet nga një autofokus lazer.

Samsung do të ketë nevojë për çdo avantazh të mundshëm për të konkurruar me iPhone 12 Pro Max i cili aktualisht ka kamerën më të mirë që mund të gjeni në një smartfon.

Tradicionalisht gjiganti Korean aplikuar më tepër harduer në sistemin e kamerave duke përdorur sensorin e prodhuar nga vetë kompania dhe ndër të parët që ka implementuar kamera me dy apo tri lente.

Mbase kjo është arsyeja pse kompania ka ngelur pas në fotografinë kompjuterike krahasuar me Apple apo Google dhe modaliteti Night Mode është një shembull ku vetëm kohët e fundit Samsung është afruar.

Së fundit kompania duhet të punojë në drejtim të videove ku iPhone ka qenë i pakontestuar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian propozon aplikimin e ligjeve të parasë mbi transfertat e kriptomonedhave