Harduer

Zhbllokimi i telefonëve do të konsiderohet i paligjshëm në SHBA duke filluar nga e shtuna

Publikuar , 26 Janar 2013
0
Zhbllokimi i telefonëve do të konsiderohet i paligjshëm në SHBA duke filluar nga e shtuna

Minutat për të zhbllokuar telefonët po mbarojnë. Në tetor 2012, Librarian of Congress, vendosi që zhbllokimi i telelefonëve celularë nuk do të lejohet më, duke filluar nga 90 ditë më vonë. Kjo periudhë përfundon më 26 janar 2013.

Zhbllokimi i telefonëve bën që ato të punojnë edhe me rrjetet e kompanive të tjera celulare. Kjo është një metodë praktike për turistët, të cilëve u duhet ta përdorin telefonin në rrjete të ndryshme gjatë kohës që ndodhen jashtë vendit.

Ndërsa, pjesa tjetër, thjesht ka dëshirë të ndryshojë kompaninë telefonike. Megjithatë, ky rregull nuk do të jetë edhe aq problem në SHBA, pasi disa kompani telefonike i ofrojnë telefonët të pabllokuar (bëhet fjalë për iPhone 5).

Avantazhi i të blerit të një telefoni të bllokuar është pagesa me këste e çmimit të tij, zakonisht të shtrira në periudha një ose dy vjetore.

Sigurisht që përdoruesit mund t’i blenë telefonat direkt nga kompania prodhuese, por në këtë rast do t’u duhet të paguajnë çmimin e plotë që në fillim.

Për shembull, Apple e shet iPhone 5 të pabllokuar duke filluar nga 649 $ ndërsa Google e shet Nexus 4 të pabllokuar për 300 $. Nga ana tjetër, Electronic Frontier Foundation (EFF) ka të drejtat e plota për të përcaktuar se cilët mund të zhbllokojnë telefonë.

DMCA thekson se nëse përdoruesit në SHBA blejnë një telefon dhe duan ta zhbllokojnë atë, duhet të marrin më parë miratimin e kompanisë telefonike. (PCWorld Albanian)

unlock phone

LEXO EDHE:  Mini kompjuteri Raspberry Pi 4 ka mbërritur dhe me surpriza të shumta

Tags >

celular
Lajmet e fundit>