Biznes

Zhvillimet e fundit bëjnë Elon Musk njeriun e tretë më të pasur në botë

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Nëntor 2020
E gjitha kjo po ndodh në një kohë kur kompania e tij SpaceX dërgoi katër astronautë Amerikanë në hapësirë. Madje Musk rezultoi pozitiv me Covid-19. Zhvillimet e fundit bëjnë Elon Musk njeriun e tretë më të pasur në botë

Pas një javë plot lajme të reja për sipërmarrësin e teknologjinë Elon Musk, pasuria e tij u rrit me më shumë se 15 miliardë dollarë.

Ditën e Hënë u tha se kompania e tij e makinave elektrike Tesla është pranuar në S&P 500, një prej indekseve më të mëdhenj të aksioneve në SHBA. Tesla do të hyjë në S&P më 21 Dhjetor pas disa muajsh spekulime.

Aktualisht ka një vlerë tregu prej mëse 400 miliardë dollarë dhe ka raportuar fitim prej pesë tremujorësh me radhë. Gjatë gjithë ekzistencës së saj, kompania ka raportuar humbje por duke u bërë pjesë e S&P, fondet e investimeve do të gjurmojnë indeksin dhe të investojnë në Tesla.

E gjitha kjo po ndodh në një kohë kur kompania e tij SpaceX dërgoi katër astronautë Amerikanë në hapësirë. Madje Musk rezultoi pozitiv me Covid-19.

Pasuria e Musk u rrit me 90 miliardë dollarë e cila u shumëfishua gjatë pandemisë. Aktualisht ai është njeriu i tretë më i pasur në botë me 117.5 miliardë dollarë sipas Indeksit të Bloomberg dhe zotëron 20% të aksioneve të Tesla. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pasuria e bosit të Tesla kalon 100 miliardë dollarët