Lajmet

Zhvillimi i Google Wave

Publikuar , 14 Tetor 2009
0
Zhvillimi i Google Wave

Në vend që të dërgojnë mesazhe midis njëri tjetrit, përdoruesit krijojnë dokumente të ngjashme me faqet ëeb të quajtura, nuk është vështirë për tu imagjinuar, “Waves”. Pjesëtarë të tjerë të shërbimit mund ti modifikojnë ato më pas apo të shtojnë komente duke përdorur opsione të tilla si ato që shikohen në emaile, ëiki, mesazhe të çastit apo faqe sociale.
Komentet janë mjaft pozitive dhe kërkesat për testim janë ende më të mëdha se regjistrimet që google mund të ofrojë për momentin, por edhe për ata që e kanë provuar dhe testuar, potenciali i Wave mbetet ende shumë evaziv dhe i vështirë për tu përcaktuar.
“Duhet të vërejmë se çfarë mundësish ofron Wave për ata që duan të shprehen dhe të kuptojmë se ç’duan të thonë të tjerët kur kontribojnë në një komunikim me mesazhe” Thotë psikologu Leon Watts, i specializuar në kërkime mbi komunikimet nëpërmjet kompjuterit në Universitetin Bath, UK.
Krijuesit e Wave mburren duke u shprehur se ai është “Çfarë do të ishte emaili nëse do të ishte shpikur sot”, dhe jo disa dekada më parë. Por dhe ky përkufizim, është ende evaziv, jo më pak për faktin se vetë emaili ka evoluar nga një lloj informal mesazhesh të shkurtra, në kanalin universal të komunikimit që është sot.
Askush nuk mund të parashikonte zhvillimin e emailit kur ai u shfaq dhe në të njejtën mënyrë, është e vështirë të shprehesh për Google Wave sot dhe ajo që mund të bëjmë është ti japim pak kohë fenomenit, ende në fazë eksperimentale për momentin.

 

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian shpreh shqetësim për Huawei dhe kompanitë Kineze

Lajmet e fundit>