Lajmet

Zhvillohen laser të gjelbër për mikro-projektorë

Publikuar , 13 Tetor 2009
0
Zhvillohen laser të gjelbër për mikro-projektorë

Laseri, një mostër punues e të cilit është demonstruar gjatë kësaj jave në Ceatec në Japoni, është vetëm 5.6 milimetra në diametër dhe prodhon një dritë të pastër e të gjelbër prej 532 nanometrash.

E gjelbra gjithmonë ka qenë një sfidë për prodhuesit e laserëve për dallim prej të kuqes dhe të kaltrës, që më lehtë prodhohen, dhe në këtë mënyrë e gjelbra ka qenë një pengesë për të zhvilluar projektorë të vogël dhe të lirë e të lehtë.

QD Laser ka menaxhuar të krijojë dritë të gjelbër duke zhvilluar së pari një laser që emeton dritë infra të kuqe në 1064 nm, që është dyfishë më shumë sesa gjatësia e valëve të dritës së gjelbër. Rrezja nga laseri pastaj ushqehet përmes një kristali për të prodhuar dritë të gjelbër në frekuencën e dytë harmonike në 532 nm.

Veçoritë tjera të laserit përfshijnë një temperaturë të gjerë operuese dhe konsumim të vogël të energjisë, duke e bërë të përshtatshme për pajisje të fuqizuara me bateri dhe pajisje të vogla. QD Laser ka theksuar se është e përshtatshme për përdorim në projektor të integruar në pajisje, si celularë dhe laptop.

“QD Laser është duke planifikuar prodhimin gjatë vitit të ardhshëm dhe laseri do të duhej të kushtojë diku rreth 10 dollarë amerikan” tha Mitsuru Sugawara, president i kompanisë dhe shef ekzekutiv, gjatë një interviste në Ceatec.

LEXO EDHE:  5 kanale në YouTube ku mund të mësoni aftësi të reja

Lajmet e fundit>