Biznes

Zhvillohet workshopi i parë i Elevator Lab

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Nëntor 2022
Gjatë prezantimit të Pitching, u theksuan teknikat e pitching dhe mënyra si duhet të sillet përmbajtja, si dhe çfarë duhet të përmbajë një prezantim pitching. Zhvillohet workshopi i parë i Elevator Lab

Është zhvilluar Workshopi i Parë i Elevator Lab më 22 Nëntor. Startup-et u njohën me disa element të rëndësishëm për programin, prezantimin dhe konkursin final.

Të rinjtë e mbledhur në Destil Creativ Hub, u njohën nga Gerti Boshnjaku dhe Ani Hoxha rreth programit, sfidave, përfitimeve, si dhe morën detaje për demo day.

Dy prezantime të rëndësishme për startupet ishin 1: Modeli i biznesit, nga Maria Shushku dhe Pitching, nga Alba Marku.

Shushku ndau informacione mbi modelin e biznesit dhe të gjitha detajet e nevojshme për t’u përgatitur për prezantim para jurisë. Gjatë prezantimit të saj, ajo theksoi 4 shtylla kryesore të modelit të biznesit: oferta, konsumatorët, infrastruktura dhe financa. Ajo u shpjegoi startupeve se, “duhet të kuptoni pikën tuaj kyçe të shitjes”. Lidhur me financat duhet të kuptoni se si do të bëni para.

Gjatë prezantimit të Pitching, u theksuan teknikat e pitching dhe mënyra si duhet të sillet përmbajtja, si dhe çfarë duhet të përmbajë një prezantim pitching.

Marku theksoi se duhet të jeni vetvetja, përdorni trupin duke lëvizur në mënyrën më të mirë të mundshme për ju, përdorni pasionin tuaj, duke e shprehur atë përmes fjalës dhe lëvizjes si dhe: jini vetvetja. Askush më mirë se ju nuk do të flasë për temën tuaj.

Më tej startupet bënë një prezantim të shkurtër të ideve të tyre të biznesit.

/PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  AMD paralajmëron ardhjen e procesorëve të performancës ekstreme për laptopët