Lajmet

Zhvillonte softuerë për të përgjuar njerëz të profilit të lartë, SHBA vendos kompaninë Izraelite në listën e zezë

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Nëntor 2021
Tre muaj më parë një konsorcium gazetarësh që punonin për një organizatë jofitimprurëse Forbidden Stories, zbuloi shumë raste ku gazetarë dhe aktivistë ishin hakuar nga qeveri të huaja duke përdorur spyware e ndërtuar prej NSO Group. Zhvillonte softuerë për të përgjuar njerëz të profilit të lartë, SHBA vendos kompaninë Izraelite në listën e zezë

Kompania Izraelite e spinuazhit kibernetik NSO Group është vendosur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara nga administrata Biden. Firma akuzohet se ka vepruar në dëm të interesave Amerikane dhe politikës së jashtme të saj.

Lëvizja e cila erdhi nga Departamenti Amerikan i Tregtisë është një goditje e rëndë për kompaninë Izraelite dhe gjithashtu tregon shqetësimet në rritje të SHBA në lidhje me spywaret.

Tre muaj më parë një konsorcium gazetarësh që punonin për një organizatë jofitimprurëse Forbidden Stories, zbuloi shumë raste ku gazetarë dhe aktivistë ishin hakuar nga qeveri të huaja duke përdorur spyware e ndërtuar prej NSO Group.

Vendosja në listën e zezë do të hotë se NSO nuk i lejohet të blejë apo të shesë teknologji dhe komponentë Amerikanë pa një leje të veçantë.

Autoritetet Amerikane thanë se një hetim nga ana e tyre kishte zbuluar prova të mjaftueshme se NSO dhe një firmë tjetër Candiru kanë zhvilluar spyware për qeveritë e vendeve të huaja. Mjetet e tyre janë përdorur për të hakuar zyrtarë të lartë shtetëror, gazetarë, njerëz të biznesit, aktivistë, akademikë dhe punonjës ambasadash. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të diskutojnë sulmet kibernetike