Lajmet

Zhvilluesit Android mund të shesin shërbime tek përdoruesit pa instaluar aplikacionet

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Qershor 2020
0
Lëvizja është një përpjekje e Google për të mbështetur shërbimet dixhitale dhe shpërblyer zhvilluesit të cilët zbatojnë rregullat. Zhvilluesit Android mund të shesin shërbime tek përdoruesit pa instaluar aplikacionet

Google është duke testuar një metodë të re për shitjet e shërbimeve në formë abonimi me një numër të kufizuar zhvilluesish i cili do ti lejojë konsumatorët të blejnë një abonim nga Play Store pa pasur nevojë të instalojnë aplikacionin fillimisht.

Lajmi u raportua nga TechCrunch dhe Google është duke testuar mjetet e reja të cilat mbërritën me Android 11. Opsioni i ri do të rrisë blerjet proaktive përmes Play Store.

Për shembull nëse keni instaluar një aplikacion i cili ka një abonim me pagesë, ju nuk keni pse të shkoni edhe njëherë përmes procesit të regjistrimit dhe konfirmimit të pagesës brenda aplikacionit.

Lëvizja është një përpjekje e Google për të mbështetur shërbimet dixhitale dhe shpërblyer zhvilluesit të cilët zbatojnë rregullat. Shumë aplikacione në Play Store përdorin taktika mashtruese duke i manipuluar përdoruesit të shkarkojnë një aplikacion e të paguajnë çmimet e kripura përpara se ti përdorin.

Në Prill Google ishte shprehur se do të shtrëngonte masat për abonimet brenda aplikacioneve dhe bërë më të lehtë ti anullojnë ato. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Raporti zbulon sa i mirë është interneti celular 4G në Shqipëri dhe Kosovë për të luajtur lojëra si Fortnite dhe PUBG