Softuer

Zhvilluesit lëshojnë Sirin e ligjshëm për iOS 5

Publikuar , 27 Dhjetor 2011
0
Zhvilluesit lëshojnë Sirin e ligjshëm për iOS 5

Grant Paul dhe Ryan Petrich thonë që instaluesi i tyre Spire i sjell të gjitha funksionet e aplikacionet Siri të iPhone 4S në iPhone 4, iPhone 3GS, iPod Touch dhe iPad të cilëve i është bërë jailbreaku.

Dhe, për dallim nga lidhjet e krijuara me Siri gjatë javëve të kaluara, ata thonë që ai është tërësisht i ligjshëm. “Spire e përdor një metodë të re për të siguruar skedarët e nevojshëm për Siri, kështu që ai nuk del me çështje për të drejtat e autorit të paraqitura nga përpjekjet e kaluara,” thotë Paul.

Kjo nuk është një nga zgjidhjet më të lehta. Apple ende kërkon autorizim për ta përdorur Sirin, kështu që informacioni nga iPhone 4S ende kërkohet dhe kjo nënkupton përdorimin e proxy-ve.

Paul e thekson që për çdokënd që ka një iPhone 4S – ose ka një shok i cili e ka – është vetëm një çështje e përdorimit të tokenëve të vetëvërtetimit të telefonit. Përndryshe, ai thotë që kjo mund të jetë e mundshme për të përdorur API-në e Google Chrome, të mbërthyer me kodin dhe që mund të dekodojë kërkesat e Sirit dhe të bëjë analizimin e rezultateve të Google.

“Ndoshta në të ardhmen dikush do ta gjejë një rruglë për t’u shmangur nga kërkesat për autorizim, por nga pozita ime kjo është ndryshe,” thotë ai. “Me shpresë, sidoqoftë, ju do të jeni në gjendje të bëni diçka.”

Sipas tij, sapo që t’i bëhet jailbreaku iPhone 4S, nuk do të ketë nevojë për serverin proxy.

Spire është falas në Cydia. Paul paralajmëron që ai i përdor rreth 100MB të të dhënave, duke nënkuptuar që një lidhje WiFi është e nevojshme./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Apple publikoi versionet e para të iOS 13, macOS Catalina dhe iPad OS

Lajmet e fundit>