Siguri

Zhvilluesit e aplikacioneve të Facebook kanë shitur informata të përdoruesve

Publikuar , 01 Nëntor 2010
0
Zhvilluesit e aplikacioneve të Facebook kanë shitur informata të përdoruesve

Lajmi, që u publikua të premten në blogun e zhvilluesve të Facebook, arrin në momentin kur u bë e ditur se shumë aplikacione të popullarizuara të Facebook ishin duke transmetuar të dhëna të përdoruesve të Facebook – përshirë këtu emrin e përdoruesit, pastaj në disa raste emrat e miqve të përdoruesit, etj.

“Ne kemi ekzaminuar rrethanat e transfereve të UID-ve të përdoruesve, dhe kemi zbuluar disa raste kur një broker i të dhënave ka paguar zhvillues për UID” thuhej në blogun e zhvilluesve të Facebook. “Si rezultat ne do të veprojmë kundër këtyre zhvilluesve duke i suspenduar ata nga veprimet e mëtutjeshme në Facebook për gjashtë muaj, dhe do të kërkojmë që këta zhvillues të dërgojnë të dhënat e tyre në një auditor në të ardhmen për të konfirmuar nëse janë në rregull me politikat tona”.

Facebook nuk ka identifikuar brokerin e të dhënave që po blinte informatat, por ka thënë se kanë arritur një marrëveshje me Rapleaf, një kompani me bazë në San Francisco që më parë është identifikuar se ka pranuar disa informata të përdoruesve. Facebook ka thënë se Rapleaf është pajtuar të fshijë të gjitha informatat e ID-ve të përdoruesve, që i ka në posedomi dhe është pajtuar që të mos bëjë aktivitet tjera në rrjetin social.
 Në lajmin e postuar, Facebook ka shtuar se “nuk ka shitur kurrë dhe kurrë nuk do të shesë informata të përdoruesve” dhe se ka “zero tolerancë për broker të të dhënave sepse ata nënvlerësojnë vlerën e përdoruesve që presin nga Facebook”. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Prototipe të iPhone po përdoren për të thyer sigurinë e telefonëve të Apple

Lajmet e fundit>