Lajmet

Zoom lançon një platformë eventesh, integron aplikacione

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Tetor 2020
0
Përmes OnZoom hostuesit mund të organizojnë evennte njëherë ose një seri eventesh me deri në 100 apo 1000 pjesëmarrës në varësi të licencës që kanë dhe të shesin bileta. Zoom lançon një platformë eventesh, integron aplikacione

Këtë javë Zoom organizon konferencën Zoomtopia dhe nisur nga statusit që kompania ka fituar gjatë pandemisë së koronavirusit si mjeti standard i komunikimit, Zoom por përdor evenimentin për të lançuar disa produkte të reja.

Nuk po flasim për funksione dhe opsione të reja por përkundrazi kompania lançoi OnZoom, një platformë evenimentesh dhe një tre të të njëjtën kohë. Gjithashtu kompania zbuloi Zapps, aplikacionet të cilat vinë nga 35 partnerë dhe do të integrohen në eksperiencën e Zoom.

Përmes OnZoom hostuesit mund të organizojnë evente njëherë ose një seri eventesh me deri në 100 apo 1000 pjesëmarrës në varësi të licencës që kanë dhe të shesin bileta.

Ideja është që kushdo, një trajnues, organizatës jofitimprurëse, profesionistë apo organizator eventesh, të listojë dhe shesë bileta në tregun e OnZoom.

Aktualisht Zoom pranon pagesa përmes PayPal dhe katave të kreditit. Për organizatat jofitimprurëse Zoom ka integruar edhe një opsion për të pranuar donacione përmes platformës Pledgeling. Për përdoruesit e zakonshëm pjesa më internesate është lançimi i Zapps.

Me integrimin e aplikacioneve në Zoom, përdoruesit nuk kanë pse të kapërcejnë nga një aplikacion tek tjetri në desktop por ti aksesojnë direkt në Zoom. Në mesin e aplikacioneve janë Dropbox, Slack, HubSpot, Wrike, Zendesk, SurveyMonkey dhe aplikacione nga Asana dhe Atlassian. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Jepni jetë idesë suaj në fundjavën e inovacionit Korça Digital Weekend

Tags >

OnZoom