Lajmet

Zoom lançon versionin e ri të aplikacionit mobil pas kritikave të sigurisë

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Prill 2020
0
Versioni më i fundit, Zoom 5.0, u prezantua ditën e sotme dhe do të mbërrijë tek përdoruesit në ditët në vijim. Zoom lançon versionin e ri të aplikacionit mobil pas kritikave të sigurisë

Zoom Communication lançoi ditën e Mërkure një version të përmirësuar të aplikacionit të video konferencave i cili shpërtheu në popullaritet gjatë izolimit të Covid-19.

Versioni më i fundit, Zoom 5.0, u prezantua ditën e sotme dhe do të mbërrijë tek përdoruesit në ditët në vijim.

Shërbimi i Zoom arriti në 200 milionë përdoruesi në ditë nga 10 milionë në vetëm tre muaj por u kritikua gjithashtu pasi hulumtuesit e sigurisë gjeten probleme në kodin e aplikacionit e madje u mësua se video thirrje nuk kishin enkriptim fundor.

Problemet e aplikacionit me bombardimi i vazhdueshëm me “zoomboming” ku individë të paftuar hynin në takimet virtuale duke i bërë që ato të dështonin. Si rezultat shumë kompania, shkolla e qeveri ndaluan së përdorur shërbimin.

Kompania konkurron me Microsoft Teams dhe Cisco WebEx dhe prezantoi një plan 90-ditor për të përmirësuar sigurinë.

Një ikonë e re sigurie grupon të gjitha funksionet e sigurisë në Zoom në një hapësirë të vetme si kyçja e takimeve, largimi i pjesëmarrësve apo kufizimi i shpërndarjes së ekranit dhe bisedave në takime.

Funksioni Waiting Room i Zoom do të aktivizohet automatikisht për të gjitha llogaritë. Ky funksion lejon që organizatori i takimit të mbajë pjesëmarrësit një dhomë virtuale përpara se të lejohen për të hyrë në takim.

Të gjitha këto ndryshime janë bërë për të adresuar fenomenin “zoombombing” ku individë të ndryshëm hynin në bisedat Zoom duke publikuar përmbajtje pornografike.

Së fundit Zoom ka rritur enkriptimin në AES 256-bit GCM. Ende nuk është enkriptim fundor që të gjithë besonin se Zoom e ka por është një përmirësim krahasuar me enkriptimin e mëparshëm.

Përdoruesit e biznesit mund të kontrollojnë se cila qendër e të dhënave duhet të mbajë një takim në Zoom pas shqetësimeve se disa prej tyre kalonin në serverë në Kinë.

LEXO EDHE:  Vlera e Apple i kalon 2 trilionë dollarët

Me këtë version të ri Zoom ju përgjigj shumë shpejtë ankesave të përdoruesve. Platforma kishte 10 milionë përdorues në ditë në Dhjetor, ndërsa shkoi në 200 milionë në Mars. /PCWorld Albanian

Tags >

Zoom