Lajmet

Zoom vijon të rritet edhe në 2021

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Mars 2021
Pandemia, e cila nxiti punën nga shtëpia për shumë biznese në mbarë botën, transformoi Zoom në temën kryesore në shtëpitë e mbarë botës. Zoom vijon të rritet edhe në 2021

Bos i Zoom Eric Yuan, biznesi i të cilit shpërtheu gjatë pandemisë, tha se puna nga shtëpia është këtu për të qëndruar.

Kompania e video konferencave pret që shitjet të rriten me më shumë se 40% këtë vit duke arritur në 3.7 miliardë dollarë.

Parashikimet dërguan vlerën e aksioneve të kompanisë 6% më lart. Shitjet për tre muajt e fundit të 2020-ës ishin 370% më të larta se një vit më parë prej 882.5 milionë dollarë.

Pandemia, e cila nxiti punën nga shtëpia për shumë biznese në mbarë botën, transformoi Zoom në temën kryesore në shtëpitë e mbarë botës.

Fitimet u rritën nga 21.7 milionë dollarë në 2019-ën në 671.5 milionë dollarë në 2020. Edhe pse ka shumë kompani të cilat kanë rikthyer stafin e tyre në zyra, shumë kanë vendosur ti mbajnë punonjësit përgjithnjë duke punuar nga shtëpia. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Javën e ardhshme Zoom lançon enkriptimin fundor

Tags >

Zoom