Ja se si

Zotëroni azhurnimin e softuerit që të mbroni PC-në tuaj

Publikuar , 15 Shkurt 2010
0
Zotëroni azhurnimin e softuerit që të mbroni PC-në tuaj

Kjo përfshin arnimin e aplikacioneve të cilat mund të mos vijnë nga Microsoft-i. Nganjëherë, opsionet e paracaktuara të azhurnimin mund ta lënë PC-në tuaj me drajverë të këqij, lëshime softuerike ose tipare të reja të padëshiruara si Windows Genuine Advantage. Ja një shikim për disa aplikacione kyç (përfshirë Windows) dhe procesin e azhurnimit të tyre, duke përfshirë disa detaje të cilat duhet t’i dini dhe duhet t’i prisni nga secili prodhues.

Azhurnoni Windows-in
Microsoft-i ofron azhurnime sigurie për Windows, Office dhe Internet Explorer të martën e dytë të çdo muaji, zakonisht të njohur si Patch Tuesday. Nganjëherë kompania lëshon arnime emergjente jashtë ciklit. Mënyra më e mirë për t’i marrë ato është të rregulloni sistemin Windows (XP, Vista ose së shpejti 7) që t’i shkarkojë dhe t’i instalojë ato automatikisht kur prezantohen. Por Microsoft ofron disa opsione të tjera, të cilat ia vlen të merren parasysh.

Së pari, kontrolloni statusin momental të Automatic Updates në Windows:
1. Klikoni Start dhe pastaj klikoni Control Panel.
2. Varësisht nga pamja e Control Panel (Classic ose Category) që përdorni, veproni kështu:
    • Në pamjen Classic, klikoni Automatic Updates or System•Automatic Updates.
    • Në pamjen Category, klikoni Performance and Maintenance•System•Automatic Updates.
    Microsoft ju këshillon ta lejoni Windows-in që t’i shkarkojë dhe instalojë automatikisht azhurnimet e rekomanduara. Ja zgjedhjet e tjera.

Rregulloni azhurnimet automatike
Në disa raste do të dëshironit që Windows Update të punonte automatikisht, por shpesh ndryshimet në Internet Explorer ose TCP kanë prishur lidhjet firewall në internet. Nëse preferoni të prisni një ditë ose të siguroheni që nuk do të hasni në befasi të tilla, zgjidhni opsionin e dytë në Automatic Updates, për t’i shkarkuar azhurnimet, por që t’i instaloni më vonë. Nëse aplikoni këtë veprim, ikona me mburojën e verdhë do të paraqitet në shiritin e sistemit kur PC-ja juaj shkarkon ndonjë azhurnim; ikona e mburojës do të qëndrojë aty derisa të ndërmerrni ndonjë veprim.

Azhurnimet do të qëndrojnë në kompjuterin tuaj derisa ju të klikoni ikonën e mburojës së verdhë ose derisa ta ristartoni kompjuterin tuaj. Në atë pikë duhet të shihni një kuti dialoguese e cila ju pyet të zgjidhni mes Express Install dhe Custom Install. Opsioni Express instalon azhurnimet ashtu siç i ofron Microsoft. Custom ju mundëson të zgjidhni elemente (e përshtatshme kur dëshironi të shmangni ndonjë problematikë me ndonjë Service Pack të ri).
Zgjedhja e tretë është ta bëni Windows-in t’ju lajmërojë kur paraqitet ndonjë arnim i ri, por sistemi operativ nuk do t’i shkarkojë apo instalojë ato. Në këtë rast, ju do të shihni listën e të gjitha arnimeve së bashku me titullin dhe numrin Knowledge Base (me të cilin mund të gjeni informacione shtesë). Mund të hiqni nga lista cilindo azhurnim që nuk dëshironi ta shkarkoni dhe ta instaloni. Microsoft-i do t’jua ofrojë vetvetiu këto azhurnime herën tjetër kur të bëni një azhurnim ose kur të kontrolloni ndonjë të tillë.
Opsioni i katërt është të çaktivizoni Automatic Updates. Nëse veproni kështu, barra e azhurnimeve të sigurisë i bie personit që përdor atë PC; faktikisht, ky opsion është vetëm për përdoruesit e disiplinuar.

LEXO EDHE:  Aplikacionet Android funksionojnë ngadalë? Ja çfarë duhet të bëni

Kontrolloni për azhurnime vetvetiu
Microsoft-i mirëmban dy faqe të ndryshme ku mund të gjeni arnimet e fundit. Microsoft Update (në update.microsoft.com) ofron azhurnimet e fundit të sigurisë për sistemin operativ si dhe azhurnimet për produktet e tjera të Microsoft-it, si Office dhe Internet Explorer (faqja është zhvendosur para disa vitesh për shkak se disa hakerë kishin sulmuar URL-në origjinale). Kur të shikoni përmes IE, faqja do të përdorë sistemin tuaj (përmes komponentëve ActiveX) që të shfaqë azhurnimet e rekomanduara dhe pastaj ju kërkon që të zgjidhni mes instalimit Express dhe Custom.

Disa vërejtje: Nëse përdorni Firefox, faqja nuk do të punojë. Në vend të kësaj do t’ju duhet të përdorni shtesën e Mozilla-s, që hap një sesion të Internet Explorer në faqen Microsoft Update.
Nëse nuk dëshironi të hapni IE ose përdorni ndonjë shfletues tjetër, shkoni në faqen e dytë, Microsoft Download Center (find.pcworld.com/62865). Aty klikoni Download Categories në shiritin e veglave në pjesën e sipërme dhe zgjidhni Windows Security & Updates nga menyja rrëshqitëse. Shumica e azhurnimeve nuk janë specifike me kompjuterin tuaj – por nëse e dini çfarë jeni duke kërkuar, me siguri që do ta gjeni në listë.

Shmangni telashet
Nëse keni mësuar se ka dalë ndonjë pako shërbimesh (Service Pack) për Vista, por keni frikë se nuk mund të punojë me aplikacionet tuaja momentale, keni disa opsione. Filloni duke ndryshuar Windows Automatic Updates për të specifikuar nëse doni të shkarkoni dhe të mos instaloni ose vetëm të lajmëroheni. Në zgjedhjen e metodës së instalimit, zgjidhni Custom, largoni nga lista pakon e shërbimeve ose arnimin që dëshironi të shmangni ose ta lini për më vonë dhe instaloni pjesën tjetër të pakos. Mund të merrni lajmërime nganjëherë për të shkarkuar dhe instaluar azhurnimet e mbetura, por mund edhe ta refuzoni këtë.
Nëse një azhurnim i instaluar duket se është burim i ndonjë problemi, mund të ndërmerrni hapa që të largoni dëmin. Nëse keni të aktivizuar Windows System Restore (Start•All Programs•Accessories•System Tools), mund të ktheheni në pikën para instalimit të ndonjërës nga arnimet (nëse e bëni këtë, mund të ktheni instalimin e softuerit).

LEXO EDHE:  Ja sesi të kaloni në fazën e katërt të Fortnite Prisoner

Tjetër zgjidhje më e lehtë për të çinstaluar arnimin është të shkoni në Control Panel•Add or Remove Programs. Zgjidhni kutinë në pjesën e sipërme, nëse nuk është e markuar; lista rezultuese e aplikacioneve të instaluara do të përfshijë azhurnimet e Microsoft-it. Kur shkoni poshtë listës, do të shihni një bllok të madh të Windows Update, i identifikuar nga numri i azhurnimit dhe data. Zgjidhni azhurnimin me numrin më të madh (ose më të riun) dhe deinstalimi i tij do të kryente punë.

Pasi ka përfunduar largimi i azhurnimit, Windows-i do të provojë të riinstalojë arnimet që mungojnë, veçanërisht nëse keni të aktivizuar Automatic Updates. Që ta parandaloni atë, ndryshoni profilin tuaj Automatic Update (shikoni sipër), që vetëm t’ju lajmërojë për azhurnimet ose t’i shkarkojë, por mos t’i instalojë ato.

Edhe nëse keni zgjedhur që ta shtyni instalimin e arnimeve, jo të gjitha azhurnimet do të kalojnë lehtësisht. Për shembull, Service Pack 1 për .Net Framework 1.1 nuk instalohet në mënyrë korrekte për disa kompjuterë, pa marrë parasysh çfarë hapash merrni ju. Zgjidhja, sipas Microsoft-it, është të largoni një çelës në Regjistër dhe më pas instalimi do të bëhet pa problem; fatkeqësisht zbulimi i informatave të tilla nganjëherë mund të jetë mjaft i vështirë. Filloni të shkruani gabimin e paraqitur saktësisht në Google apo ndonjë makinë tjetër kërkimi; faqet rezultuese do të përfshijnë së paku një artikull nga Knowledge Base e Microsoft TechNet ose faqja e Përkrahjes Teknike.
Në rastin tjetër, ju mund të dëshironi thjesht një version të ri të Internet Explorer. Vizitoni Microsoft Update, Microsoft Download Center ose Internet Explorer.

Azhurnoni aplikacionet e tjera
Sistemi juaj operativ nuk është i vetmi softuer që duhet mbajtur i azhurnuar. Në të shkuarën, përdoruesit duhet t’i gjenin vetë azhurnimet për softuerë të ndryshëm. Kohëve të fundit, kur hakerët kanë filluar të marrin në shënjestër gjithnjë e më shumë aplikacionet desktop, prodhuesit (veçanërisht ato të aplikacioneve multimediale) kanë përmirësuar prezantimin e arnimeve të sigurisë. Këtu kemi paraqitur procesin e azhurnimit të disa softuerëve më të njohur në desktop.

LEXO EDHE:  Ja sesi të aktivizoni automatikisht "Dark Mode" në iOS 13

Firefox: Mozilla në mënyrë të qetë dhe automatikisht shkarkon azhurnimet e sigurisë së shfletuesit të vet në prapavijë; kur startoni herën tjetër shfletuesin, Firefox ju lajmëron, pret për aprovimin tuaj dhe pastaj bën instalimin. Nëse mendoni se asgjë nuk është instaluar, klikoni Help•Check for Updates. Por azhurnimet e versionit të plotë (për shembull kalimi nga Firefox 2 në Firefox 3) do të kërkojnë instalimin e pastër nga Mozilla.

iTunes dhe QuickTime: Sa herë që lançoni ndonjë aplikacion të Apple brenda Windows, Apple bën një kontroll të shkurtër dhe pastaj ju njofton për versionin e ri të iTunes ose QuickTime (nëse nuk e keni). Gjithashtu mund të bëni azhurnim duke klikuar Help•Check for Updates. Jo shpesh, Apple do të paraqesë një lajmërim për azhurnime sigurie për iTunes, QuickTime ose të dyja. Kur ta bëjë atë, do të shihni një kuti dialoguese që paraqitet duke treguar se çfarë përfshin azhurnimi.

Fatkeqësisht, Apple është e njohur për ofrimin e pakove të ofertave – si për Safari dhe Bonjour për Windows – pa marrë parasysh cilin aplikacion keni. Nëse nuk dëshironi programet shtesë, vetëm hiqini nga lista këto aplikacione para se të instaloni azhurnimet.

Flash dhe Adobe Reader: Adobe, njëlloj si Apple, i prezanton azhurnimet e sigurisë posa të jenë të gatshme, por ju mund të bëni një kontroll azhurnimi duke klikuar Help•Check for Updates. Në përgjithësi, mund të prisni një kërkesë legjitimimi nga Adobe për të marrë lejen që azhurnimet e reja të paraqiten pasi të keni startuar Windows-in; të cilat mund t’i instaloni pastaj.

Java: Sun menjëherë iu përgjigj hulumtimeve të sigurisë të cilat kanë zbuluar se versionet e vjetra e të pasigurta të Java mbeten në Windows edhe kur hulumtuesit kanë instaluar versione të reja të Java-s. Me JRE6 Update 10, Sun tani largon versionet e vjetra të Java-s nga PC-ja, por nuk largon versionet e instaluara para Update 10; ato duhet t’i deinstaloni vetë. (Shënim: Mos u brengosni nëse kompjuteri juaj nuk ka Java; jo të gjithë përdoruesit kanë Java të instaluar në desktopin e tyre.)

Lajmet e fundit>