Biznes

ZTE nuk mund të blejë më çipe të Qualcomm

Apr 17 2018
0 Shpërndarje
Humbja e Qualcomm është shkatërruese për këtë kompani sepse eliminon mundësitë e ZTE për praninë në tregun amerikan. ZTE nuk mund të blejë më çipe të Qualcomm

Departamenti amerikan i tregtisë ka deklaruar se do të ndalojë eksportet drejt prodhuesit kinez të smartfonëve ZTE. Kjo do të thotë që kompanitë amerikane si Dolby dhe Qualcomm nuk do të jenë në gjendje të eksportojnë pjesët e tyre për ZTE për një periudhë kohe 7 vjeçare.

Humbja e Qualcomm është shkatërruese për këtë kompani sepse eliminon mundësitë e ZTE për praninë në tregun amerikan.

Sipas departamentit të tregtisë, ZTE ka thyer rregullat e një marrëveshjeje pasi një vit më parë u akuzua për tregti të pa ligjshme të produkteve amerikane drejt Iranit dhe Koresë së Veriut. Pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe eleminimi i bonuseve për punonjësit e ZTE të cilët kanë vepruar ilegalisht.

Kjo situatë ka ndikuar edhe në praninë e ZTE në tregun anglez, ku Qendra Kombëtare për SIgurinë Kibernetike në Mbretërinë e Bashkuar ka lëshuar një letër drejt industrisë së telekomunikacionit ku thuhet se përdorimi i pajisjeve ose shërbimeve të ZTE mund të jetë një risk për sigurinë kombëtare.

E gjithë kjo po ndodh për arsye se mendohet se qeveria kineze mund të përdorë ZTE apo edhe konkurrentë të tjerë si Huawei për të spiunuar apo gjurmuar komunikime me anë të rrjeteve infrastrukturore. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>