Blog

Zuckerberg akuzohet për mospërfillje dhe mungesë lidershipi

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Shkurt 2019
0
Në Nëntor të 2018-ës Mark Zuckerberg nuk kishte marrë pjesë në një takim me Komitetin duke dërguar një drejtues të ri në vendin e tij. Zuckerberg akuzohet për mospërfillje dhe mungesë lidershipi

Një raport i Parlamentit Britanik që mund të rezultojë shkatërrimtar ka vënë në shënjestër CEO e Facebook Mark Zuckerberg duke e akuzuar për “mospërfillje.”

Komiteti Britanik i Dixhitalizimit, Kulturës, Medias dhe Sportit (DCMSC) ditën e Hëne publikoi raportin për dezinformimin dhe lajmet e rreme pas një hetimi 18 mujor.

Raporti kërkoi rregullimin e menjëhershëm të Facebook dhe akuzon Zuckerberg se tre herë kishte refuzuar të jepte informacion për autoritetet.

“Duke zgjedhur të mos shfaqet përpara komitetit e as të përgjigjet personalisht asnjë prej ftesave tona, Mark Zuckerberg ka treguar mospërfillje përballë Komitetit,” thuhej në raport.

Në Nëntor të 2018-ës Mark Zuckerberg nuk kishte marrë pjesë në një takim me Komitetin duke dërguar një drejtues të ri në vendin e tij.

Kryetari i Komitetit ka qenë një prej kritikëve më të ashpër të Zuckerberg. “Edhe sikur të besojë se nuk përgjegjës përballë Parlamentit Evropian, ai është përgjegjës për miliardë përdorues të Facebook në mbarë botën,” shprehej Damian Collins.

“Zuckerberg tregon mungesë lidershipi dhe përgjegjësie personale që nuk duhet të pritet nga dikush që qëndron në krye të një prej kompanive më të mëdha në botë.”

Lidhur me skandalin e Cambridge Analytica, Komiteti e konsideron një dështim spektakolar kjo edhe sepse nuk është referuar çështja menjëherë tek Zuckerberg.

Përgjigja e Facebook ndaj raportit të Komitetit nuk përmbante referenca për ndonjë përplasje me Zuckerberg. Facebok tha se kishte bashkëpunuar me DCMSC.

“Ne ndajmë shqetësimet e Komitetit rreth lajmeve të rreme dhe integritetit të zgjedhjeve dhe jemi të kënaqur për kontributin që kemi dhënë në hetimet e tyre gjatë 18 muajve të fund duke ju përgjigjur 700 pyetjeve me katër ekzukutivët tanë më të lartë,” shprehej Facebook. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Më shumë reklama në Instagram

Lajmet e fundit>