Lajmet

Zuckerberg: Facebook tani është një “ndërmarrje mobile”

Publikuar , 12 Shtator 2012
0
Zuckerberg: Facebook tani është një “ndërmarrje mobile”

CEO i ndërmarrjes Facebook, Mark Zuckerberg, në intervistën e vet të parë që kur u bë Facebooku ndërmarrje publike, tha gjatë ditës së martë që ai do të ndërmarrë hapa për të adresuar gabimet që kanë peshuar në aksione dhe e bën të vështirë përfitimin e parave nga reklamimi në celularë.

“Tani ne jemi një ndërmarrje mobile,” tha Zuckerbeg në një intervistë në konferencën TechCrunch Disrupt në San Francisko. “Gjatë tre deri pesë viteve të ardhshme, unë mendoj që pyetja më e madhe që do të jetë në mendjet e sejcilit, që do të përcaktojë performancën tonë gjatë asaj periudhe, është se sa mirë do t’ia dalim me mobil.”

Aksionet në Menlo Park të Kalifornisë pësuan ngritje për 65 centë amerikanë, ose 3.4 për qind, duke shënuar kështu 20.08 dollarë në tregtimit pas-orëve. Kjo paraqet arritjen më të lartë prej 3.3 për qind gjatë sesionit të rregullt.

Vërejtjet e Zuckerbergut lehtësuan shqetësimet për mundësinë e ndërmarrjes për të grumbulluar shitje nga përdoruesit të cilët gjithnjë e më tepër janë duke u rrjetëzuar përgjatë pajisjeve telefonike.

Facebook kaloi një kohë të gjatë duke provuar që të ndërtojë produkte mobile duke përdorur një gjuhë programuese të njohur si HTML5, tha Zuckerberg i cili është 28 vjeçar.

Për të adresuar gabimet, Facebook është duke zvogëluar mbështetjen e vet në këto vegla dhe ka ndërtuar një aplikacion të përshtatur posaçërisht për softuerët mobilë të Apple, tha ai. Ajo (ndërmarrja Facebook) është po ashtu duke punuar në një aplikacion për Androidin e Apple.

Zuckerberg tha që Facebook ka një skuadër të përkushtuar për të forcuar mundësitë e kërkimit. Ndërmarrja është duke pasur rreth 1 miliard kërkime gjatë ditës.

LEXO EDHE:  WhatsApp, së shpejti mund të shtoni miq duke skanuar një kod QR

“Ne kemi një skuadër që është duke punuar në kërkim,” tha ai. “Makinat e kërkimit janë vërtet duke evoluar për të ju dhënë një varg të përgjigjeve.” (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>