Intervista

Zuckerberg: Facebook-u shpërdoroi 2 vjet duke vënë bast në HTML5

Publikuar , 17 Shtator 2012
0
Zuckerberg: Facebook-u shpërdoroi 2 vjet duke vënë bast në HTML5

Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg ishte një i ftuar në konferencën e TechCrunch në San Francisco.

Në intervistën e tij të parë publike që nga dalja e kompanisë së tij në bursë në muajin maj, ai tha se gabimi më i madh i Facebook-ut ishte të vendoste bast në HTML5.

Ishte një lëvizje që i kushtoi kompanisë 2 vjet zhvillim tha ai. Ai shton se Facebook-u duhet të ishte përqëndruar në aparatet celularë, duke ndërtuar aplikacione të dedikuara për Android dhe iOS në vend që të punonte në një platformë HTML5 e cila nuk e arriti kurrë nivelin që kërkohej nga skuadra e tij.

Ai vazhdon duke u mburrur me azhurnimin e fundit për iOS, duke thënë se edhe ai për Android do të dalë së shpejti. Kur gazetarët e pyetën për një datë të saktë dalje, ai tha se do të jetë gati kur të vijë koha.

Gjatë kohës së intervistës Zuckerberg bëri përpjekje dhe la të kuptohej se Facebook-u është një kompani mobil tashmë. Gjithsesi edhe pas kësaj ai i hodhi poshtë zërat se do të krijohej një smartfon nga ana e kompanisë.

Ai deklaroi se një smartfon facebook nuk ka kuptim nga prespektiva e tij, nga ana tjetër po fokusohen totalisht në integrimin e Facebook-ut në sa më shumë pajisje të mundshme.

Kur ai u pyet specifikisht për IPO, Zuckerberg bëri një punë të mirë duke e shmangur pyetjen, duke thënë thjeshtë se performanca e vet ishte zhgënjyese, gjithsesi ishin të përkushtuar në aksionerët e vet dhe do të punonin për të ndërtuar një lidhje të fortë shumë vjeçare. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  AKEP bllokon aksesin në disa faqe online

Lajmet e fundit>