Analiza

Zuckerberg jo më në listën e 10 miliarderëve të teknologjisë

Publikuar , 03 Shtator 2012
0
Zuckerberg jo më në listën e 10 miliarderëve të teknologjisë

CEO i Facebook-ut, Mark Zuckerberg ka pasur një periudhë të vështirë kohët e fundit.

Motra e tij ka filluar të punojë për Google, aksionet e kompanisë së tij kanë pësuar rënie, ndërsa ai vetë ka dalë nga lista e 10 miliarderëve të teknologjisë.

Pasuria e Zuckerberg-ut ra me 423 milionë dollarë, duke shkuar në 10.2 miliardë dollarë.

Kjo e rendit 400 milionë dollarë poshtë James Goodnight, bashkëthemeluesit të SAS Institute, i cili është numri i ri 10 i listës aktuale.

Zuckerberg zotëron 503.6 milionë aksione të kompanisë së tij, duke përfshirë 60 milionë opsione me një çmim ushtrimor prej 0.06$ për aksion.

Sipas Bloomberg, ai ka gjithashtu edhe 150 milionë $ cash dhe asete të tjera likuide. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Adam Mosseri emërohet në krye të Instagram

Lajmet e fundit>