Lajmet

Zuckerberg mbron Facebook-un falas, i kundërvihet Apple dhe Ello

Publikuar , 07 Dhjetor 2014
0
Zuckerberg mbron Facebook-un falas, i kundërvihet Apple dhe Ello

Kur Tim Cook publikoi një letër të hapur në shtator rreth privatësisë dhe sigurisë në iCloud, ai tha se shërbimet falas online i trajtojnë përdoruesit si produkte. Madje dhe Ello, një rrjet i ri social që është cilësuar si rival i drejtpërdrejtë i Facebook, ka shfaqur një frazë në këtë rrjet social ku shkruhet: ‘Ju nuk jeni një produkt’. Kjo gjë me sa duket ka nxiturreagimin e Mark Zuckerberg.  zzzz

Gjatë një interviste me revistën Times, themeluesi i rrjetit më të madh social aktualisht, mbrojti modelin e Facebook-ut falas dhe me reklama kundër atyre që ai i quante biznese reklamimi në vend të rrjeteve sociale në shërbim të përdoruesve që ecin në drejtin të kundërt me interesat e tyre. Sipas mënyrës që ai e koncepton, nëqoftëse kompani Apple kishte në fokus konsumatorët atëherë ajo do ti merrte më pak para për aplikacionet që ata blinin. Ai i quajti deklaratat e konkurrentëve tepër qesharake dhe absurde. Mark Zuckerberg pohoi se qëllimi i tij është të bashkojë njerëzit anë e mbanë botës pa marrë para në shkëmbim dhe pjesa më e madhe e këtij qëllimi është përmbushur tashmë, këtë e vërteton dhe numri i përdoruesve të Facebook. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Rikthehen telefonët Nokia me kapakë dhe me 4G

Lajmet e fundit>