Lajmet

Zuckerberg thotë se NFT po vinë në Instagram

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Mars 2022
Në Dhjetor shefi i Instagram Adam Mosseri konfirmoi se kompania aktivisht po eksploronte integrimin e NFT-ve në platformë. Zuckerberg thotë se NFT po vinë në Instagram

Shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg njoftoi se kompania e tij planifikon të prezantojë NFT-të në rrjetin social Instagram dhe në një periudhë afatshkurtër.

Edhe pse CEO i Meta nuk dha shumë detaje, ai e karakterizoi integrimin e NFT-ve në aplikacionin e fotografive dhe videove të kompanisë si diçka të kryer sapo ekipi i Instagram të adresojë sfidat teknike që përbën.

“Po punojmë për të sjellë NFT-të në Instagram në një periudhë afatshkurtër,” tha Zuckerberg gjatë një biseda në konferencën SXSW.

Në Dhjetor shefi i Instagram Adam Mosseri konfirmoi se kompania aktivisht po eksploronte integrimin e NFT-ve në platformë.

Në fillim të këtij viti Twitter aktivizoi NFT-të për fotot e profilit për përdoruesit me pagesë dhe për komunitetin ekzistues është një vend më i përshtatshëm sesa Instagram. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një prej njerëzve më të afërt të Zuckerberg largohet nga Facebook